Rrëshqitja me ski për femra në Val-d'Isère (Francë) nga Kupa Botërore e skive, disiplina alpine, që u shty, do të mbahet në Bansko më 24 janar, bëri të ditur Federata Bullgare. Kështu, në vendpushimin bullgar do të zhvillohen tri starte të këtyre disiplinave për femrat. Dy garat e tjera të programit mbeten sipas grafikut më 25 janar (zbritja) dhe më 26 janar (super sllallomi i madh). Komiteti organizativ në Bansko shpalli se për startin më 24 janar tribuna do të jetë me akses të lirë për të gjitha mysafirët e ski zonës.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..