Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ish kryeministri Zoran Millanoviç fitoi zgjedhjet presidenciale në Kroaci

Foto: ReutersIsh kryeministri i Kroacisë Zoran Millanoviç fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci me 53 për qind nga votat. Kryeministrja e deritanishme nga partia në pushtet Bashkësi Demokratike Kroate Kolinda Grabar Kitaroviç fitoi 47 për qind nga votat. 53-vjeçari Millanoviç është jurist dhe diplomat, ish kryeministër në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2016. Më 22 dhjetor në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ai mblodhi një të tretat e votave. Zonja Kitaroviç nuk arriti të bashkojë forcat e së djathtës dhe nuk mori përkrahjen e nacionalistit Mirosllav Shkoro, i cili u hoq nga gara. Aktualisht Kroacia është kryetare e rotacionit e BE-së dhe vota konsiderohet një test për zgjedhjet e rregullta parlamentare në fund të vitit 2020.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk do të vizitojë Malin e Zi me rastin e Krishtlindjes

Foto: EPA/BGNESPas një takimi me patrikun Irinej presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se nuk do të frekuentojë serbët në Malin e Zi me rastin e Krishtlindjes e cila sipas Kalendarit Julian kremtohet 7 janar. Presidenti tha se nuk dëshiron të krijojë përshtypjen se Beogradi kërcënon pavarësinë dhe rendin kushtetues të Malit të Zi, sepse vendi i tij nuk ka interes të kërcënoje shtetet fqinje. Këtë ai e tha pasi deshi të bëjë vizitë private Natën e Buzmit dhe Krishtlindjen, por hoqi dorë nga kjo ide pas reagimit të disa pushtetarëve në Malin e Zi. 

Qiproja do të ftojë Izraelin për shfrytëzimin e burimit të gazit natyror “Afrodita”

Foto: BGNESJavët e ardhshme Qiproja do t’i dërgojë Izraelit propozim për shfrytëzim të burimit të gazit natyror “Afrodita”. Kështu zëdhënësi qeveritar Kiriakos Kushios komentoi nënshkrimin e marrëveshjes për gazsjellësin EastMed. Greqia, Qiproja dhe Izraeli nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e një gazsjellësi në Mesdheun Lindor. Tubacioni nga 1900 kilometra nga Lindja e Mesme deri në ishullin Kretë dhe Ballkan do të kushtojë 7 miliard euro. Tri vendet mezi tani do të kërkojnë investitorë për projektin e përkrahur nga ShBA-ja. Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë komentoi, se çdo projekt i cili ka për qëllim të injorojë Turqinë, e cila ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor, nuk do të jetë i suksesshëm.

Autoritetet në Shkupë u shpallën kundër zjarreve tradicionale Natën e Buzmit

Foto:wikipedia.orgAutoritetet në Shkupë – kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, u bënë apel shtetasve të mos ndezin zjarret tradicionale mbrëmjen më 6 janar me rastin e Natës së Buzmit sipas Kalendarit Julian. Në qytet u përhapën njoftime, se ndezja e zjarreve në të hapur do të ndotë ajrin. Megjithëqë sanksioni është 50 euro, autoritetet shpallën se nuk do të vendosin gjoba. Kisha Ortodokse e panjohur e Maqedonisë gjithashtu u shpall kundër këtij riti duke e quajtur pagan. Sipas mediave vendore maqedonasit janë skeptik ndaj apeleve, se moszbatimi i kësaj tradite do të ndihmojë luftën kundër ndotjes së ajrit gjë që është gjatë tërë vitit.

Greqia dhe Maqedonia tashmë marrin gaz rus përmes gazsjellësit “Rryma Turke”

Foto: BGNESGreqia dhe Maqedonia filluan të marrin gaz rus përmes gazsjellësit “Rryma Turke”. Këtë e shpalli udhëheqësi i Firmës “Bullgartransgaz” Vlladimir Malinov. Më 1 janar filluan dhe furnizimet e gazit drejt Bullgarisë përmes trasesë së re. Sipas  llogarive paraprake në këtë mënyrë Sofja do të kursejë afro 40 milion euro për vit. Pika e re e furnizimit “Stranxha 2” është në kufirin me Turqinë dhe nga fillimi i vitit 2020 kapaciteti i gazsjellësit transballkanik nga Rumania dhe Ukraina u zëvendësua nga “Rryma Turke”. Në se është e domosdoshme autoritetet bullgare mund të shfrytëzojnë edhe kapacitetet e lira të tubacionit të deritanishëm theksoi zoti Milanov. Në Turqi vënia zyrtare në shfrytëzim e gazsjellësit planifikohet për 8 janar.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD