Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një mësuese nga Hisarja do të jetë fytyra e vendit tonë gjatë olimpiadës në Tokio

Një grua e bukur bullgare me kurorë lulesh do të jetë fytyra e Bullgarisë gjatë lojërave olimpike në Tokio gjatë kësaj vere. Fotografia e saj do të përdoret për shtypjen e pullës postare jubilare në Tokën e Lindjes së Diellit.

Të frymëzuar nga pikturat e Vlladimir Dimitrov – Mjeshtrit , fotografja Dimitra Lefterova krijoi një varg fotografish në fusha me luledielli. Me gruan e zgjedhur nga ajo për këtë sesion fotografik ato morën vendim ta prezantojnë ritin “Mbledhja e trëndafilave”. Sipas traditës në vigjiljen e ditës kur kryhet ky rit zgjidhet vajza më e bukur, e cila për nga bukuria mund të konkurrohet me mbretin e luleve – trëndafilin.


Mësuesja nga qyteti Hisarja Krasi Kisjova pozoi para objektivit të aparatit  në veshje popullore, kurse kostumi i saj duket sikur është pjesë e natyrshme e veprës së Mjeshtrit, i cili tërë krijimtarinë e vet ia ka kushtuar bukurinë e bullgares dhe tokës sonë amtare. Dhe pikërisht kjo fotografi hyn në ekspozitën e organizuar në qytetin japonez Murajama, me të cilën Dimitra Lefterova i tregon bukuritë e Bullgarisë.


Ekspozita u ka bërë përshtypje aq të madhe mikpritësve , se ata e zgjodhën bullgaren e bukur për pullën postare, me të cilën do të prezantohet shteti ynë gjatë kohës së olimpiadës së sivjetshme në Tokio.

“Në fotografinë “Mbledhja e trëndafilave” Krasi pozon në kostumin e saj autentik nga rajoni i qytetit Hisarja. – shpjegoi Dimitra Lefterova.  – Me këtë fotografi treguam një nga simbolet e Bullgarisë – trëndafilin. Japonezët janë njerëz tepër delikatë – ata synojnë përsosmërinë dhe i duan shumë lulet dhe bukurinë e grave dhe natyrës. Ata vlerësojnë lartë këtë që ne e kemi në Bullgari dhe ndoshta nuk e vlerësojmë mjaft. Ne në të vërtetë kemi shumë gra të bukura dhe vende të mrekullueshme natyrore. Prandaj ishte fare e natyrshme kjo se e zgjodhën Krasin për prezantimin e vendit tonë.”

E rritur në familjen e këngëtareve popullore, Krasi që nga fëmijëria vallëzon valle popullore dhe është lidhur fortë me veshjet tona tradicionale.

“Në këtë fotografi jam veshur në fustanellë ngjyrë rozë në të kuqe prej pambuku me vija të zeza.  – tregon Krasi Kisjova. – Poshtë saj mbaj këmishë pambuku me mëngë të gjata të zbukuruara me dantellë. Nën mëngët kam mbështjellëse për pjesën e poshtme të krahëve, të cilat mbulojnë dhe mbrojnë krahët gjatë mbledhjes së trëndafilave. Përparësja është prej kadifeje dhe është qëndisur me fije shumë ngjyrëshe, në bel mbaj kollan me tokëz të argjendtë. Kostumi është mbajtur deri në mes të shekullit të XX-të dhe është karakteristik për rajonin e qytetit Hisarja. E kam nga gjysha ime dhe prandaj është veshja ime popullore më e preferuar, meqenëse kam një koleksion të madh me veshje nga të gjitha krahinat folklorike të vendit tonë”.

Pse të pëlqen të vishesh me kostum popullor?

“Kur mbaj veshje popullore pamja ime ndryshohet tërësisht – përgjigjet Krasi Kisjova. – Në tubimet folklorike takohem me shumë njerëz, të cilët gjithashtu kanë kostume të tilla dhe janë veshur në këtë mënyrë – kështu kthehemi në të kaluarën, afër rrënjëve tona.  Dimë se gjyshet tona i kanë bërë me duart e tyre, kanë punuar me këmbëngulje dhe dashuri mbi qëndisjet dhe stolisjet e shumta. Pikërisht në to gratë bullgare kanë koduar ëndrrat e tyre me simbole për shëndet, dashuri dhe bereqet.

E përkushtuar në traditat bullgare, Krasi Kisjova organizon në Hisarja tubimin “Kaçaku Genço” sipas emrit të mbrojtësit të njerëzve në këtë rajon gjatë kohës së zgjedhës osmane. Ndërkohë ajo ëndërron të vizitojë Japoninë dhe qytetin, në sajë të cilit njerëzit nga e gjithë bota do të njihen me Bullgarinë nëpërmjet fytyrës së saj të bukur. Natyra e në Murajama i ngjan shumë asaj në Lugjinën bullare të Trëndafilave dhe nuk është e rastit se në këtë qytet ndodhet një nga kopshtet më të mëdha të trëndafilave me 750 lloje bimësh,  ndër të cilat është dhe trëndafili vajdhënës që është më i përhapur në Bullgari.


Gjatë olimpiadës vajzat tona “të arta” nga skuadra bullgare e gjimnastikës ritmike do të qëndrojnë pikërisht në Murajama.


Foto:Dimitra Lefterova, arkiv personal

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD
Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD