Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, Bullgaria është një vend i preferuar nga një sërë shpendësh ujor për kalimin e dimrit. Akoma në fillim të muajit dhjetor qenë vënë re grumbullimet e para të llojeve veriore si patat ballëbardhe dhe ato gushëkuqe, zhytëset e të tjera, të cilët rregullisht e kalojnë dimrin në vendin tonë. Në fund të vitit të kaluar një ekip të shoqatës vëre numrin rekord të patave të mëdha ballëbardha të cilat e kalojnë dimrin në rajonin e ultësisë Svishtov-Belenska - afro 75 mijë individë. Një ekip tjetër i shoqatës regjistroi llojin jashtëzakonisht të rrallë për vendin tonë të pulës me mjekër në rajonin e liqenit Durankullak. Në periudhën e monitorimit të rregullt në liqenet e Burgasit janë saktësuar mjellma tundre dhe një grumbullim i madh prej mbi 600 rosa kryebardhë. Bullgaria është një vend i preferuar dhe për lloje të cilat janë të përfshira në Listën e Kuqe Botërore. Gjatë vitit 2020 zhvillohet regjistrimi ndërkombëtar i mjellmave qafe drejtë dhe tundra. Qëllimi është të mund të ndiqen ndryshimet në gjendjen e popullimit të llojeve të vërejtura, gjë e cila është treguese për ndryshimet në mjedisin në të cilin jetojnë shpendët dhe njerëzit. Në kontekstin e ndryshimeve klimatike studimet janë shumë të rëndësishme dhe aktuale. Në regjistrimin ndërkombëtar marrin pjesë afro 15 000 ekspertë dhe vullnetarë nga e gjithë bota. Ai zhvillohet në më shumë se 100 vende dhe përfshin rreth 25 000 zona të lagështa.
Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..
Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..
Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..
Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion -..