Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin Dobriç më tepër lexojnë autorët Jeff Kinney, Jordan Jovkov dhe Mark Twain

Foto: @libdobrich

Gjatë vitit të kaluar, mes titujve të kërkuar më tepër  në Bibliotekën Regjionale në qytetin Dobriç janë “Ditari i Gregut” të Jeff Kinney, “Tregime” të Jordan Jovkovit  dhe “Princi dhe lypësi” të Mark Twainit. Sipas studimit të bërë nga instituti kulturor lexuesit më të moshuar më shpesh kanë zgjedhur krijime të shkrimtarëve Romain Gary, Michel Houellebec, Frédéric Beigbeder, Amélie Nothomb, Margaret Mazzantini, Haruki Murakami dhe autorë të tjerë  të letërsisë moderne. Nga shkrimtarët bullgarë më të preferuar janë Gjeorgji Gospodinov, Zahari Karabashliev, Zdravka Evtimova, Gjeorgji Bozhinov e të tjerë. Lexuesit më të rinj kanë zgjedhur më shpesh  “Gjyshja gango” të David Walliams, “Ky është sekret” të shkrimtarëve Ivajllo Dragiev dhe Hristijana Peneva, “Top misteret e Bullgarisë” nga Sllavi Panajotov. Biblioteka regjionale është depozita më e madhe e librave në krahinë dhe disponon më shumë se 400 000 botime, kurse në fillim të vitit 2020 e plotësoi fondin e vet me mbi 2400 tituj të rinj.

Më shumë nga rubrika

Shkollë e cila të jep krahë

Për 17 vjetët e fundit në Bullgari janë mbyllur mbi 1000 shkolla. Shkollat fillore në vendbanimet e vogla shpesh zhvillojnë një luftë të vërtetë për të shpëtuar. Në rajonet me popullsi dominuese nga pakicat, zotërimi i dobët i gjuhës bullgare nga nxënësit..

botuar më 20-01-17 12.02.MD

Mikaella e buzëqeshur rritet në një botë të lumtur

4-vjeçarja Mikaella i njeh të gjitha germat, di përmendsh të gjithë alfabetin dhe reciton vjershën “Fjala amtare, magjepsëse dhe e ëmbël”. Sipas mjekëve, ajo mbase nuk duhej t’i dinte këto gjëra. Mikaella ka lindur me sindromën Dawn. Kur i ka dhënë..

botuar më 20-01-16 2.14.MD

Nga podiumet botërore të modës deri tek ferma biologjike në fshatin Akanxhievo

Në jetën e Valentina Dimitrovës dhe të Kristian Vasilevit ka nga çdo gjë – shkëlqimi i modës botërore dhe drita e aparatit fotografik, dashuria e ndezur fare rastësisht në skajin tjetër të botës, entuziazmi i të sapokthyerit në atdhe, zhgënjimi pas..

botuar më 20-01-14 1.40.MD