Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grua njëqindvjeçare nga qyteti Lloveç mban formën me leximin e librave dhe zgjidhjen e fjalëkryqeve

Foto: lovech.bg

Rajna Zhekova, e cila gjatë vjeshtës së vitit 2019 u bë 100 vjeçe, po vazhdon të lexojë, të qepë dhe të zgjidhë fjalëkryqe. Kohët e fundit  ajo qe e dalluar nga Biblioteka Regjionale në qytetin Lloveç si lexuese e vitit. Në lidhje me jubileun ajo mori dhe një medalje në shenjë nderi nga ana e Bashkisë për veprimtarinë e saj shumëvjeçare pedagogjike dhe për kontributin e saj në fushën e arsimit. Rajna Nikollova Zhekova ka lindur më 8 shtator 1919 në qytetin Lloveç. Gjatë vitit 1955 ajo  fillon punë si mësuese, kurse më vonë bëhet drejtoreshë në shkollën e qytetit LLoveç “Vasill Levski”, ku punon deri në daljen në pension. Ajo është nënë e dy djemve, ka katër nipër dhe 3 stërnipër. Stërmbesa Irina jeton në Bruksel, kurse një nga nipërit është kapiten anijeje detare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD