Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga podiumet botërore të modës deri tek ferma biologjike në fshatin Akanxhievo

Në jetën e Valentina Dimitrovës dhe të Kristian Vasilevit ka nga çdo gjë – shkëlqimi i modës botërore dhe drita e aparatit fotografik, dashuria e ndezur fare rastësisht në skajin tjetër të botës, entuziazmi i të sapokthyerit në atdhe, zhgënjimi pas ndeshjes me realitetin, besimi i optimistit në të ardhmen e shumëpritur.  

Ata asnjëherë nuk kanë ëndërruar të punojnë si modelë, por rastësia i ndesh me “ gjahtarët” e fytyrave të bukura. Për Kristianin – derisa mëson në universitet në Gjermani, kurse për Valentinën – derisa punon në arkën e një supermarketi në Amerikë (një ndalesë e përkohshme në rrugën drejt ëndrrës të bëhet infermiere). Dhe tanimë më shumë se 10 vjet parakalojnë nëpër podiumet botërore, fotografohen për revista të njohura dhe gjithnjë e më shpesh përthyejnë mëngë që të punojnë tokën, të mbjellin dhe të mbledhin frutat e punës të realizuara me duart e tyre.

Valentina dhe Kristian u takuan në një sesion fotografik në Hong Kong gjatë vitit 2010 dhe shumë shpejt pas kësaj krijuan familje. Në Nju Jork, ku gjendet shtëpia e tyre e përbashkët, lindi ideja për një fermë biologjike, në të cilën të prodhojnë një ushqim në mënyrë biologjike. Një incident në familje përshpejtoi kthimin e tyre dhe të dy u kthyen dhe u vendosën në fshatin e lindjes të Valentinës – Akanxhievo.

Sot familja rrit fruta dhe perime sezonale mbi një sipërfaqe me serra prej 1,5 dynymë dhe disponon me akoma 3 dynymë kopshte të hapura, 6 dynymë me vreshta dhe 40 dynymë me fusha me speltë.  Farërat për perimet pothuajse krejtësisht i importojnë nga shteti amerikan Vermont, kurse të tjerët janë varietete tradicionale bullgare, të ruajtura në familje prej brezave të tërë.

Fermerët që punojnë sipas parimeve të rritjes biologjike të nuk përdorin preparate kimike dhe mbështeten krejtësisht tek recetat popullore – fekondojnë me humus biologjik. Për kontrollimin e dëmtuesve përdorin përzierje me hithër apo përzierje të tjera të përgatitura sipas recetave të gjyshërve. Nganjëherë i humbasin “betejat”, por nuk heqin dorë, sepse duan të mbledhin vetë atë të cilën do ta konsumojnë pa një shqetësim nga vijnë bimët dhe a janë në të vërtetë cilërore.  

“Në qoftë se më kishit pyetur përpara 8 vjetëve nëse dua të investoj para në Bullgari, do të qeshja” – pohon Kristian. “Por, në një moment përjetova një metamorfozë. Asnjëherë nuk kam humbur lidhjen me atdheun, gjithmonë kam ndjekur se çfarë bëhet këtu dhe në një moment fillova kaq shumë të bezdisem nga pohimet se këtu nuk rastis asgjë, se jemi më të varfrit dhe më të korruptuarit saqë më lindi dëshira të bëj aq sa mundem që t’i hedh poshtë. Jam i lumtuar se gruaja ime e përkrahu këtë vendim dhe shpresoj se edhe bullgarë të tjerë do të ndjekin shembullin tonë.

Pavarësisht se krejtësisht i janë përkushtuar bujqësisë biologjike, Valentinës dhe Kristianit akoma iu nevojitet kohë pas kohe të ushtrojnë profesionin e modelit, që të mund të financojnë nismën e vet agrare.

Kisha shpresa të mëdha se, programet evropiane do të jenë mënyra për ndryshime të mira në Bullgari – thotë prodhuesi i bimëve natyrale.Kurse tani më vjen keq për faktin sesa naiv kam qenë. Gjatë vitit 2017  aplikuam për financim për një godinë, në të cilën të fusim prodhimin, që të mund që aty klientët ta ngarkojnë. Çdo gjë tjetër patëm ndërtuar vetë dhe investuam jashtëzakonisht shumë para për fermën tonë. Natyrisht që nuk qemë të miratuar. U zhgënjeva dhe nga procedura e zgjedhjes së kandidatëve të përshtatshëm, dhe nga mijëra pengesat para fermerëve që dëshirojnë të përdorin mjetet evropiane.

Kristiani tregon dhe për hidhërimin e tij nga pritja, të cilën u kanë bërë në fshatin e rrethit të qytetit Pazarxhik. Vendasit kanë pasur shumë paragjykime dhe kanë refuzuar të përfshihen në nismën e tyre. Kështu me punën e rëndë  u kanë ndihmuar vetëm njerëzit nga familja, si dhe vullnetarë të rinj nga jashtë.

Sot Valentina dhe Kristian risin të dy fëmijët e vet në fermën biologjike dhe gëzohen se kanë mundësi t’u japin më të mirën – dashuri, ajër të pastër dhe ushqim të shëndetshëm biologjik.

Të njohurit e mi jashtë shtetit më akuzojnë pak se jam naiv sa i përket qëndrimit tim pozitiv, por unë mendoj se e ardhmja do të ndryshojë drejt më së mirës – thotë akoma Kristian. Gjëja e cila më detyron të besoj në këtë, janë klientët tanë – pjesa më e madhe prej tyre vijnë nga jashtë dhe janë shumë të frymëzuar. Ata janë njerëz të mirë dhe të suksesshëm. Pikërisht kjo është e ardhmja e Bullgarisë e cila padyshim që do të rastisë, pavarësisht se kaluam përmes një periudhe të gjatë e të errët. Dhe me qenë se ajo nuk mund të zgjasë gjatë, i këshilloj njerëzit të mos e humbasin besimin, dhe çdo një të mund të jetë një shembull i mirë dhe të mos të presë që ndokush tjetër t’i kryejë punën.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD