Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Letrat shtetërore me vlerë janë shituar me normë negative të interesit

Foto: arkiv

Ministria e financave informoi se të hënën i ka shitur letrat me vlerë me maturim 5-vjeçar të emetuara nga shteti dhe interesi ndaj tyre ka qenë shumë i lartë. Me anë të ankandit të organizuar janë siguruar para për borxh të ri shtetëror për 102 mln. euro, kurse kërkesat e blerësve kanë qenë 2,5 herë mbi ofertën.

Lajmi më i madh sipas ekspertëve është se blerësit i kanë blerë obligacionet me leverdishmëri negative prej 0,11%, siç është tendenca për obligacionet federale gjermane.

Obligacionet janë blerë kryesisht nga bankat (64%). Shoqëritë e sigurimeve kanë përvetësuar 26,5%, , kurse fondet e pensionimit – 9,5% .