Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biblioteka e kryeqytetit nderon poetin Gjeo Milev me një ekspozitë të veçantë

Foto: bulgarianhistory.org

Biblioteka e kryeqytetit shënon 125 vjetorin e lindjes së Gjeo Milevit me një ekspozitë të posaçme të titulluar “Njeriu përpara të gjithave”.

Poet, përkthyes, kritik letrar dhe teatral, regjisor dhe gazetar-të gjitha këto veprimtari , të cilat kërkojnë një përkushtim të plotë dhe dedikim. Këto janë cilësitë, me të cilat Milev fitoi një vend të merituar në letërsinë bullgare dhe në kujtesën kombëtare. Mes eksponateve janë dy nga përmbledhjet me vjersha të botuara të poetit- “Unaza mizore” dhe “Ikonat po flenë”, botimi i parë vetjak  i poemës “Shtatori”, si dhe libra të shkrimtarëve të huaj, të përkthyer nga Gjeo Milevi. Interesante janë dhe numrat e revistës “Bilbili” nga viti 1906, të cilat publikojnë krijimet e para letrare të poetit, derisa ka qenë akoma fëmijë.

Fotografitë dhe të dokumentet e lidhura me jetën dhe veprimtarinë e tij si dhe autoportretet dhe pikturat po kështu janë pjesë e ekspozitës.  


Më shumë nga rubrika

“Sofia Film Fest” pret miq të njohur në edicionin e vet të 24 gjatë muajit mars

Regjisorja polake Agneshka Holland dhe aktorja Xheralldin Çaplin do të jenë mikesha të posaçme në edicionin e 24 të “Sofia Film Fest”. Regjisorja e njohur e cila prezantoi në Berlinale filmin e saj më të ri “Sharlatani” do të dekorohet me çmimin e posaçëm..

botuar më 20-02-21 3.49.MD

Gratë e Kosovës – në fokusin e festës së Pavarësisë në Sofje

Pesë piktore nga Kosova nëpërmjet sensibilitetit të vet dhe mënyrës personale të shprehjes prezantuan gratë e shtetit më të ri në Evropë. Ngjarja ishte pjesë e shënimit të festës kombëtare të vendit, të organizuar nga Ambasadori Edon Cana. „ Republika..

botuar më 20-02-19 10.38.PD

Bansko bëhet qendra e kinemasë ekstreme

Nga 20 deri më 22 shkurt pushimorja dimërore Bansko bëhet organizator i Panoramës Tradicionale të Kinematografisë"Snow Cinema – filma për ski dhe snoubord”. Në program u përfshin filma për sporte ekstreme të cilat sfidojnë vullnetin dhe shpirtin...

botuar më 20-02-15 2.05.MD