Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën turistike ndërkombëtare në Madrid

Foto: Ministria e Turizmit

Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova inauguroi stendën bullgare në ekspozitën e 40-të turistike ndërkombëtare FITUR në Madrid. Në forum deri më 26 janar marrin pjesë mbi 11 mijë kompani nga 165 vende.

Bullgaria përveç me turoperatorët e vet prezantohet dhe nga përfaqësuesit e bashkive të Sofjes, Varnës dhe Plovdivit.

Janë përgatitur oferta për produkte të ndryshme turistike – turizëm kulturor, historik, balnear dhe spa, për turizëm të degustimit të verërave dhe ushqimeve, vizita të qyteteve etj.

Me mjete të ndryshme interaktive vizituesit mund të shikojnë profilet turistike të regjioneve të ndryshme të Bullgarisë. Stenda zbulon potencialin e  vendit tonë si destivacion për turizëm gjatë gjithë vitit, nënvizoi Ministrja Angellkova. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD