Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nominimet e Radio Bullgarisë për çmimet “Sirak Skitnik”

Para 19 vitesh, më 2001, u vu fillimi i traditës së çmimeve profesionale, të cilat Këshilli Publik i Radios Kombëtare Bullgare shpërndan Ditën e Radios më 25 janar. Me dekoratën “Sirak Skitnik” me emrin e drejtorit të parë të institucionit dallohen krijues me kontribut në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare si media shoqërore. Çdo program i Radios Kombëtare Bullgare ka mundësi të nominojë gazetarë dhe transmetime për çmimin “Sirak Skitnik”.

Shkrimtari dhe piktor bullgar Panajot Hristov me pseudonimin artistik Sirak Skitnik, është i pari te i cili lindi i deja për programe në gjuhë të huaja, të cilat sot njihen si Radio Bullgaria. Transmetimet filluan në vitin 1936 pas startit zyrtar të emisioneve të para të radios shtetërore në eterin amtar. 68 vjet më vonë, Radio Bullgaria jep një kontribut të madh në vendosjen e një prej themeleve të Radios Kombëtare Bullgare – pranisë digjitale. Tashmë 16 vite me radhë ekipi ynë prezanton faqet e shumta të Bullgarisë para botës, për më tepër e bëjmë këtë në 10 gjuhë të huaja – bullgarishten, anglishten, gjermanishten, frëngjishten, spanjishten, rusishten, serbishten, greqishten, shqipet dhe turqishten. Produkti definitiv të cilin e shikojnë të gjithë që frekuentojnë sajtin bnr.bg/radobulgaria është vepër e një ekipi të vogël profesional, i cili është nominimi i parë për dallimet e sivjetshme.

Redaksia “Internet” me nominim për Çmimin e Madh “Sirak Skitnik” për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare

Në vitin 2004 paralelisht me programet në eter startoi edhe faqja e Radio Bullgarisë në internet – bnr.bg. Ky ishte ueb sajti i parë i Radios Kombëtare Bullgare. Ai u vlerësua si unik për Bullgarinë dhe fitoi disa çmime. Njëra prej tyre ishte në Festivalin Ndërkombëtar Ueb në pushimoren Allbena në vitin 2004, ku u shpall Sajt i Vitit. Në vitin 2010 në një takim mediatik i EBU në Gjenevë, shefi i Redaksisë “Internet” Ljubomir Llazarov prezantoi sajtin e dytë të Radio Bullgarisë, gjë me të cilën provokoi duartrokitje të stuhishme.

Sot Radio Bullgaria është kryesisht në hapësirën e internetit si pjesë e sajtit korporativ të Radios Kombëtare Bullgare. Edhe më sot materialet e saj vazhdojnë të tërheqin interesin dhe vëmendjen e mijëra njerëzve në vend dhe jashtë shtetit, në sajë të punës vetëmohuese të ekipit të profesionistëve. Me potencialin krijues dhe me mundësitë teknike Redaksia “Internet”prezanton në mënyrë më të mirë punën e kolegëve të tyre të redaksive të veçanta duke krijuar një produkt multimediatik me ilustrime të shumta.

Projekt për programin e vetëm në eter të Radio Bullgarisë u nominua për çmimin “Sirak Skitnik” në kategorinë “Radio projekte” të realizuara vitin e fundit”.

Tregime nga udhëkryqi” është projekt i Redaksisë së Gjuhës Turke të Radio Bullgarisë, i cili prezanton vepra të autorëve modernë bullgarм në gjuhën turke si një libër audio. Tekstet nga libri me të njëjtin emër lexohen në eter nga artisti Sjulejman Sjulejmanoglu dhe u ofrojnë dëgjuesve takime emociononte me heronjtë e disa prej shkrimtarëve më të lexuar dhe më të dekoruar bullgarë. Ky projekt kontribuon për popullarizimin e letërsisë moderne bullgare përtej kufirit dhe afirmon rolin e radios si një platformë për prezantimin e arritjeve më të mira të kulturës bullgare.

Gergana Mançeva është propozimi i Radio Bullgarisë për çmimin për radio gazetari

Në punën e vet ajo mbron qëndrimin, se një vëmendje të njëjtë meritojnë si veprimtari nga fusha e politikës shtetërore, zbulime shkencore dhe arritje në arsim, kështu edhe tema nga jeta e përditshme e bullgarëve në vendbanimet e vogla. Gjithmonë kur udhëton regjistruesi i zërit është me të, sepse është e bindur, se puna e gazetarit nuk mbyllet midis katër mureve në kuadrin e orarit të punës. Si reportazhe më interesante ajo cakton pikërisht ato nga takimet në vatrat e kulturës të vendbanimeve të vogla.

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Ani Petrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD