Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Izraeli diskutojnë partneritetin në sigurinë kibernetike

Foto: Qendra Qeveritare e Shtypit

Zëvendës kryeministrja Marijana Nikollova, e cila është kryetare e Këshillit të Sigurisë Kibernetike pranë Këshillit të Ministrave, diskutoi me drejtorin e përgjithshëm të Zyrës Kombëtare Izraelite të Sigurisë Kibernetike Igall Una, mundësitë për partneritetin dypalësh në këtë fushë. Përfaqësuesi iztaelit tregoi praktikat e mira të zyrës në koordinimin e punës midis institucioneve, në partneritetin me biznesin dhe në aplikimin e vendimeve inovative për reagim të shpejtë kundër sulmeve kibernetike. Në bisedimet e zhvilluara në qytetin izraelit Beer Sheva, për palën bullgare morën pjesë edhe përfaqësues të Agjencisë Shtetërore të Qeverisjes Elektronik dhe Dikasterit të Krimeve Kibernetike pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar.

Më shumë nga rubrika

Kod paralajmërues i verdhë për temperatura të ulëta

Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë dha paralajmërim të shkallës së parë - kod i verdhë, për mot të ftohtë në të gjithë vendin. Sinoptikët parashikojnë temperatura minus 12 - minus 9 gradë. Kjo është dita e tretë me radhë me..

botuar më 21-01-19 5.50.PD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 317

Filloi faza e dytë e vaksinimit kundër koronavirusit Që nga sot filloi faza e dytë e imunizimit kundër Covid-19 të njerëzve në rajonet, ku u janë vendosur vaksina të mjaftueshme mjekëve. Të imunizuarit me vaksinat..

botuar më 21-01-18 7.35.MD

Ekaterina Zaharieva shqyrtoi punën e iniciativës “Tri Dete” me koordinatorin polak Pavel Jablonksi

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva diskutoi çështjet në lidhje me iniciativën “Tri Deteve” me koordinatorin e qeverisë së Polonisë Pavel Jablonski. Bullgaria mori përsipër koordinimin e iniciativës nga..

botuar më 21-01-18 6.52.MD