Prokuroria e di se lufton kundër një organizate që disponon milionë, të cilat do t'i përdorë që të mbrohet në media, tha zëdhënësja e Kryeprokurorit Sijka Mileva me rastin e hetimit kundër Vasill Bozhkovit dhe Komisionit për Lojërat e Fatit. Ajo hodhi poshtë akuzat se vlerat historiko-kulturore nga koleksioni i oligarkut që aktualisht është fshehur jashtë shtetit konfiskohen dhe hidhen në thes. Procedura ka kaluar në rendin ligjor në prani të ekspertëve më të mirë. Ky është një sulm hibrid kundër Prokurorisë nga i akuzuari Bozhkov dhe personat e lidhur me të, deklaroi Mileva. Para kësaj fondacioni “Trakia” i kontrolluar nga Bozhkovi doli me një deklaratë se konfiskimi çon në asgjësimin e trashëgimisë së lashtë historiko-kulturore.
Punonjësit e Termocentralit “Marica 3” të Dimitrovgradit protestuan para ndërtesës së Ministrisë së Mjedisit në Sofje dhe më pas u drejtuan te Këshilli i Ministrave. Ata kërkojnë që impianti të rifillojë menjëherë funksionimin. Puna e tij u ndalua..
Sipas një sondazhi sociologjik të agjencisë “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”, nëse sot kishte zgjedhje të reja, 8 formacione do të hynin në Parlament. 19% e të anketuarve e vlerësojnë pozitivisht punën e Parlamentit. Në prill, vlerësimi..
126 janë rastet e reja me koronavirus në vend për 24 orët e fundit, ose 27 raste më pak se një ditë më parë. Mbi 63% prej të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 4.7% e 2694 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg...
Të ardhurat mesatare për anëtar të familjes në tremujorin e parë të vitit 2022 ishin 2006 leva (1025 euro)dhe u rritën me 9.6 për qind krahasuar me..
Sipas një sondazhi sociologjik të agjencisë “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”, nëse sot kishte zgjedhje të reja, 8 formacione do të hynin në..
Në Berlin, ministrat e jashtëm të NATO-s premtuan që Pakti të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë derisa të zmbrapset agresioni rus. Ministrat..