Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fermeri Hasan Çırak: Kemi nevojë prej një ligji për organizatat profesionale

Puna e fermerit nuk është tërheqëse, me vështirësi gjenden punonjës

Mësues, ish-deputet, kurse sot  fermer - pronar i një ferme të madhe për lopë dhe kryetar i Asociacionit regjional të prodhuesve të qumështit dhe të mishit në krahinën e qytetit Tërgovishte. Kjo është kartëvizita e Hasan Çırak, veprimtaria e të cilit është e përqendruar në fshatin e rrethit të qytetit Tërgovishte-Kamburovo /në Bullgarinë Verilindore/.“Fillimi qe mjaft i vështirë,shumë i vështirë. Ndërmarrja kishte detyrime të shumta kurse vëllimi i prodhimit qe i vogël, mund të them pothuajse mungues – 5 lopë dhe 8 viça, pa asnjë dynym tokë dhe asnjë lloj inventari agrar. Duhej të investonim  në 3 drejtime - kafshë, makina bujqësore dhe inventar dhe toka bujqësore. Gjatë këtyre viteve blemë afro 8 mijë dynymë tokë, morëm me qira akoma 10 mijë dynymë, realizuam 4 projekte në bazë të programeve evropiane - me kafshë, makina bujqësore, ndërtim dhe rekonstruksion të godinave ekzistuese -thotë fermeri.

Kurse tani Hasan Çırak realizon projektin e tij të pestë. Përpara Radio Bullgarisë ai komentoi shkaqet që një pjesë e madhe nga kolegët e tij të mbyllin fermat e veta?

Projektet evropiane kërkonin t’u përgjigjeshim kritereve dhe standardeve evropiane. Ata ndihmuan që të mbetemi në degë, me qenë se, më në veçanti në sferën e blegtorisë, shumë ferma mbyllën vë në dukje fermeri dhe vazhdon.Që nga viti 2003 jam kryetar i Asociacionit regjional të qumështit  dhe të përpunuesve të mishit në krahinën e Tërgovishtes. Atëherë në shoqatë anëtarësonin mbi 90 fermerë, kurse tani jemi rreth 15. Puna me të vërtetë nuk është tërheqëse, shumë vështirë gjenden punonjës. Shumë nga kolegët nuk rezistuan, nuk mundën të investojnë në fermat e veta, për shkak të mungesës së parave dhe u detyruan t’i mbyllin, me qenë se mbetën jashtë kërkesave dhe standardeve evropiane”.

A e mendoni se çmimet blerëse të qumështit dhe të mishit në Bullgari janë të përshtatshme?

“Mendoj se po, sado që ankohemi se çmimet janë të ulëta. Ne tanimë jemi në shtëpinë e përbashkët evropiane dhe çmimet në vendet evropiane nuk dallohen shumë nga këto tonat, ndryshimi është 1,2 deri më 5 cent. E vërteta është se duhet të mjelim më shumë qumësht, të prodhojmë më shumë qumësht me një kosto më të ulët dhe cilësi të mira” -është i bindurHasan Çırak. 

Aktualisht sa kafshë po rrisni, sa tokë keni dhe çfarë po mbillni?

“Toka e punueshme është rreth 17 mijë dynymë. Rrisim kryesisht grurë, tërshërë, elb, luledielli dhe misër. Kafshët janë rreth 450 nga të cilat 160 janë lopë qumështi, rreth 70 mëshqerra, të tjerat janë viça për majmëri” përgjithëson fermeri nga fshati Kamburovo.

Thotë se tani për tani nuk mendon të zgjerojë ekonominë e vet, në të cilën merr pjesë e gjithë familja e tij dhe më në veçanti të rinjtë - vajza dhe dhëndri të cilët “këmbëngulin të vazhdojmë dhe të mos të heqim dorë.” Kurse sa i përket ciklit të mbyllur  të prodhimit, Hasan Çırak thotë:

"Dhe ne ishim me këtë mendim, rekonstruktuam ish mensën e ndërmarrjes. Por pas kësaj doli Rregullorja numër 20, e cila jepte mundësi të mira për përpunimin e produktit personal, por në të njëjtën kohë kjo rregullore i kufizonte fermerët të përpunojnë vetëm 30% nga qumështi i prodhuar, kurse pjesën tjetër t’ua dorëzojnë përpunuesve të mëdhenj të qumështit. Njëkohësisht nuk na lejonte të shisnim në pazaret në më shumë se 2  zona ngjitur, që sipas meje qe një kufizim i të drejtave ekonomike, do të thosha dhe i të drejtave kushtetuese. Këtë çështje e kam vënë direkt përpara 3 ministrave të bujqësisë, por një ndryshim nuk ka. Si organizata profesionale jemi të dobët dhe nuk mund të mbrojmë interesat tona. Përpunuesit kryesojnë  bashkimet më të rëndësishme të degëve të mbarështuesve dhe natyrisht, mbrojnë interesat  e përpunuesve. Kjo deri diku është si pasojë e mungesës  së ligjit për organizatat profesionale. Tanimë ka 4 projektligje dhe nuk e dimë se përse nuk pranohet. Dhe gjërat vazhdojnë kështu" – na tregoi përdhimbjen e vet fermeri Hasan Çırak.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita Botërore e Ujit e vë theksin mbi aksesin e pabarabartë në burimet ujore

Bullgaria shënon Ditën Botërore të Ujit - 22 Mars me ngjarje të shumta në mbarë vendin. Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Ujit të OKB-së është "Uji për Paqe", duke theksuar aksesin e pabarabartë në ujë në mbarë botën dhe nevojën për të mbrojtur dhe..

botuar më 24-03-22 6.05.PD

Efikasiteti energjetik i ndërtesave: (pa)mundësia bullgare dhe standardet e reja evropiane

Nuk do të mjaftojë më ndërtimi i ndërtesave më të gjelbra, por duhet të rinovohen edhe ato ekzistuese. Ritmi i rinovimit të ndërtesave të vjetra në Bashkimin Evropian është shumë nën pritshmëritë - vetëm 1% dhe 1.5% çdo vit, por për të arritur..

botuar më 24-03-20 5.35.MD

Të rinjtë bullgarë janë ndër njerëzit më të lumtur në botë

Bullgaria është në vendin e 81-të për nga lumturia në botë , duke u përmirësuar me katër pozicione krahasuar me vitin e kaluar në studimin e Rrjetit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhje të zhvillimit të qëndrueshëm, i cili mbulon 143 vende dhe..

botuar më 24-03-20 9.16.PD