Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksperti Maksim Behar: Detyra jonë e madhe është të jemi shumë të përpiktë sa i përket së vërtetës

“Ky nuk është një ashensor për sukses, duhet të ngjitesh nëpër shkallët” – ky mbishkrim të tërheq vëmendjen në hyrjen e godinës, ku gjendet kompania e ekspertit të marrëdhënieve me publikun Maksim Behar.  

Kur fillon ngjitja e tij deri në nivelin më të lartë botëror të këtij profesioni?

Tregon se vite të tëra të gjata ka qenë në gazetari. Pas ardhjes së demokracisë ka vendosur të provojë diçka të re. Kurse në mesin e viteve 90-të në Bullgari biznesi i reklamës mezi hedh hapat e vet të parë. Pikërisht atëherë Behar ka krijuar agjencinë e reklamës.  

Për njerëzit të cilët kërkojnë suksesin është karakteristike një gjë tepër e thjeshtë: ata janë gati ta kapin momentin dhe gjithmonë janë gati për sfida të reja. Kështu është dhe me Maksim Behar. Në fillimin e rrugëtimit të tij në fushën e reklamës ai ka krijuar lidhje me një kompani të madhe amerikane, e cila kërkonte që të investonte në Bullgari. Në të e kanë pyetur: “Maks, duam të punojmë në fushën e biznesit PR.Ti e di se çfarë është PR?“ Nuk kisha dëgjuar se çfarë është PR /Marrëdhënie me publikun/”, tregon me një zë fare të qetë sot Maksim Behar. Tregon se, komenti i tij i parë pasi është njohur me “teorinë e biznesit PR ” ka qenë: “Biznes, i cili nuk mund të ekzistojë në Bullgari!”

Por, ky biznes nuk mundej të ekzistonte në atë Bullgari. Në fillim të viteve të 90-të të shekullit të kaluar. Bullgaria e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me atë, kjo është një planet tjetër, në të cilën ne po jetojmë aktualisht - marrëdhënie të tregut, njerëz inteligjentë, investime, kompani të huaja e kështu me radhë”, thotë eksperti.

Pas 25 vjetësh të punës këmbëngulëse dhe shumë përvoje të grumbulluar, Maksim Behar shkruan në biografinë e tij poste të autoritetshme si president i Organizatës Botërore të Marrëdhënieve me Publikun, anëtar i Bordit të Forumit Bullgar të Liderëve të Biznesit, kryetar i Këshillit të Forumit Botëror për Komunikacion në Davos. Ai dhe kompania e tij janë mbajtës të dhjetëra dekoratave prestigjioze.

Duke vazhduar me historinë e suksesit të vet, Maksim Behar tregon: “Kemi suksese të shumta në biznesin e marrëdhënieve me publikun në Bullgari. Por nuk ka një ashensor për asgjë – as për rritjen profesionale, as për autoritetin e një njeriu ose respektin të cilin mund ta ketë në shoqëri.


Duhet të ngjitesh nëpër shkallë. Kurse kjo mund të bëhet vetëm në qoftë se i përgjigjesh një kushti të vetëm, që midis të tjerave, është dhe kushti i vetëm për çdo një nga kolegët e mi, i cili do që të punojë në kompani. Flas për shkëlqimin në sy, asgjë më tepër. Shkëlqimi në sytë e një njeriu, tregon se ai do që të ketë sukses, të zhvillohet, se ka ambicie dhe motivacion”.

Me botuesen Viktorija BiserovaSipas Beharit me ardhjen  e mediave sociale, komunikimet dhe çdo gjë tjetër, në këtë numër dhe biznesi i marrëdhënieve me publikun, kanë ndryshuar në mënyrë totale. Kurse  transformimi më i rëndësishëm, sipas Maksim Beharit është “ndërrimi i pronësisë së mediave”. Derisa përpara, ekspertët në fushën e tij, si ndërmjetës midis biznesit, mediave dhe publikut kishin nevojë nga “vëmendja” e gazetarëve, tani ata pronësojnë dhe i drejtojnë mediat. Pikërisht këtë ndryshim të madh bullgari e quan “revolucion në PR biznesin” dhe atij i përkushton librin e tij “Revolucioni Botëror në PR” (The Global PR Revolution: How Thought Leaders Succeed in the Transformed World of PR). Ai është botuar fillimisht në Amerikë, ku për një kohë të gjatë kryeson klasifikimet për librat më të shitur në Amazonë. Maksim Behar me krenari tregon se pas “Amerikës, libri del fillimisht në Bullgari dhe në gjuhën bullgare”.

Më të rëndësishme për prosperitetin e kompanisë së tij janë tri gjëra: speed (vendime të shpejta), simplicity (mesazhe dhe prioritete të qarta dhe të thjeshta), self confidence (vetëbesim). Kurse bindje fiton nga gjërat  të cilat i bën, ekipi i vet dhe shikimi vizionar të cilin e ka. “Gjatë 10 vjetëve të ardhshme biznesi krejtësisht do të kalojë në fushën e mediave sociale dhe puna jonë do të jetë e lidhur kryesisht me krijimin e një teksteve të mira, dhe me reagimet e menjëhershme dhe gjithnjë e më shumë mbase do të mbështetemi tek intelekti artificial”, prognozon eksperti.

Maksim Behar pëlqen të transmetojë dijet e veta. Njëkohësisht  me biznesin, ai investon dhe në arsim duke krijuar përpara 15 vjetëve  një koleg për marrëdhënie me publikun në Bullgari. Thotë se për “disa muaj nga amatori mund të formohet një profesionist, por nuk mund të bëhet nga dembeli - njeri punëdashës.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: M3 Communications Group, Inc.

Më shumë nga rubrika

Restarti i gjelbër dhe perspektivat për të ardhmen e qëndrueshme të Bullgarisë

Plani për rimëkëmbje dhe zhvillim që u parashtrua në fund të muajit të kaluar nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev, shtroi në rendin e ditës shumë pyetje lidhur me zhvillimin e aspekteve të ndryshme të ekonomisë bullgare gjatë   viteve të..

botuar më 20-11-23 7.15.PD

Investimet e huaja në Bullgari – mundësi në kohën e pandemisë

Një muaj përpara fundit të vitit 2020 qetësisht mund të themi  se ajo u kthye në një lloji pellgu ujëmbledhës midis botës deri në Covid-19 dhe kësaj që këtu e tutje. Transformimi i industrive të tëra nëpër botë tashmë është duke u zhvilluar..

botuar më 20-11-23 6.15.PD

Mbi 500 mln euro nga BE për shpenzimet e para kundër Covid-19

Bullgaria mund të shpresojë në mbi gjysmë miliardë euro nga Bashkimi Evropian, me të cilët të mbulojë shpenzimet e saj të para në luftën kundër epidemisë së koronavirusit. Shuma do të livrohet menjëherë pasi raporti për këtë instrument të ri do të..

botuar më 20-11-21 11.06.PD