Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi bullgar preferon të eksportojë në Gjermani dhe në Turqi

Foto: bcci.bg

38 për qind nga firmat tregojnë Gjermaninë si vend i preferuar për tregti dhe partneritet. Këtë e tregon një anketimi i Dhomës Tregtare Industriale Bullgare. Gjermania është partnerja më e madhe tregtare e Bullgarisë. Në tetor të vitit 2019 eksporti bullgar për në Gjermani përbënte 15 për qind nga gjithë eksporti bullgar. Turqia radhitet në vendin e dytë si partnere e preferuar tregtare. Kina dhe ShBA-ja janë të tretë të ndjekur nga Britania e Madhe, Greqia dhe Polonia. Megjithëqë ka rënie në eksportin bullgar për në Turqi për shkak të zhvleftësimit të lirës, shihet një rritje e importit. Me Kinë evidentohet një rritje e shkëmbimit të mallrave dhe në eksport ka rritje me 4.3 për qind, ndërsa në import – me 42-- për qind.