Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leva bullgare nënvleftësohet sipas ministrit bullgar të financave

Foto: EPA/BGNES

Duke iu referuar modeleve ekonometrike shfrytëzuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për vlerësim të kurseve valutore, ministri i financave Vlladisllav Goranov tha se leva bullgare nënvleftësohet. Herën e radhës ai përgënjeshtroi thëniet, se kursimet e bullgarëve do të humben pas hyrjes në eurozonë. Ai tha se vendi do të hyjë në eurozonë me kursin ekzistues levë-euro. Presidenti Rumen Radev bisedoi me drejtorin e Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev për aderimin e vendit me Mekanizmin e Kursit të Këmbimit ERM II, i cili është një hap i detyrueshëm për hyrje në eurozonë. Presidenti  theksoi domosdoshmërinë e plotësimit të angazhimit të parlamentit për garantimin e stabilitetit financiar, për informimin e shtetasve dhe për transparencë në punën e institucioneve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbledhja e veçantë e mbeturinave në Bullgari ende nuk është në nivelin e kërkuar

Në lidhje me miratimin e ardhshëm të Rregullores për paketimin dhe mbetjet e ambalazhimit, Shoqata Profesionale “Polimerë” organizon një diskutim për rolin e riciklimit. Sipas Cvetanka Todorova, kryetare e Shoqatës bullgare "Polimerë", grumbullimi..

botuar më 24-03-28 10.36.PD

Një ekspozitë paraqet historinë 20-vjeçare të Bullgarisë në NATO

Në Muzeun Historik Ushtarak Kombëtar në Sofje do të hapet më 28 mars një ekspozitë në përkujtim të njëzet vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë në NATO. Ekspozita titullohet "Ushtria Bullgare - 20 vjet pjesë e NATO-s" dhe përfshin..

botuar më 24-03-28 6.10.PD

Parashikimi i motit për 28 marsin 2023

Temperaturat minimale të enjten në Bullgari do të jenë nga 7 deri në 12°, në Sofje 8°. Deri në mesditë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme deri me diell. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore, vranësirat do të rriten ndjeshëm dhe vende-vende do..

botuar më 24-03-27 7.15.MD