Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bansko bëhet qendra e kinemasë ekstreme

Foto: banskofilmfest.com

Nga 20 deri më 22 shkurt pushimorja dimërore Bansko bëhet organizator i Panoramës Tradicionale të Kinematografisë"Snow Cinema – filma për ski dhe snoubord”. Në program u përfshin filma për sporte ekstreme të cilat sfidojnë vullnetin dhe shpirtin. Krahas kësaj ka tema të lidhura me sportet dimërore dhe me kulturën malore.

Brenda tri ditëve adhuruesit e kinemasë ekstreme do të kenë mundësi të shikojnë falas filmat më të mirë nga Kanadaja, Austria, Argjentina, Skocia, Bullgaria, Ukraina dhe Gjermania. Theks në program është filmi kanadez “Jeta në mal”, i cili mori çmimin e jurisë në Bansko Film Fest 2019.

Më shumë nga rubrika

Tregojnë skica të hershme të Kristos në qytetin Varna

Piktura mësimore dhe piktura me bojëra uji të piktorit me famë botërore me prejardhje bullgare Kristo janë të ekspozuara në Galerinë Artistike të Qytetit në Varna. Krijimet janë nga koha kur Hristo Javashev ka mësuar në Akademinë Kombëtare Artistike. Në..

botuar më 20-08-09 6.10.PD

Piktura të Vladimir Dimitrov-Mjeshtri “gjallërojnë” në projektin digjital të Cvetomill Ivanovit

Për ne, bullgarët, pikturat e Vladimir Dimitrov-Mjeshtrit janë si një kujtim nga fëmijëria dhe një mësim i paharruar për patriotizmin nga libri shkollor. Ky është mbase piktori ynë më i dallueshëm dhe i njohur, i cili bën një përshtypje të fortë dhe i..

botuar më 20-07-30 12.52.MD

Të rinj bullgarë janë duke pikturuar një pikturë të madhe në mur të stilit të Banksy

Krijues të rinj nga shkolla artistike “Mjeshtërit e rinj” në Kjustendill (Bullgari Jugperëndimore) do të shndërrojnë një vend të braktisur në një galeri nën qiell, informoi BTA. “Kështu në qytet do të kemi përveç galerisë me pikturat e Vlladimir..

botuar më 20-07-25 5.09.MD