Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Vetëm ne e përballuam migracionin e paligjshëm

| rinovuar më 20-02-14 6.28.MD
Markus Soder (majtas) dhe Bojko Borisov
Foto: BTA - arkiv

Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Munih Kryeministri Bojko Borisov u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder. Gjatë bisedimit Borisovi nënvizoi se Bullgaria është shteti i vetëm, i cili e ka përballuar migracionin e paligjshëm dhe i rrit të ardhurat çdo vit.

“3,7% rritje e qëndrueshme e Produktit të Brendshëm Bruto, shumë investitorë gjermanë, rezerva fiskale, rezerva valutore, jemi në vend të dytë pas SHBA-së për nga investimet në sektorin e mbrojtjes” – shtoi ai.

“Unë mund të them se i vetmi që mbetet në postin e vet të kryeministrit është Borisovi” – tha nga ana e vet Markus Söder. “Të gjithët në Evropë ndërrohen, vetëm një mbetet në vendin e tij”.

Dy kryeministrat shprehën kënaqësinë e tyre për shkak të kontakteve intensive politike gjatë viteve të fundit dhe lidhjeve dinamike në fushën e punëve të jashtme, sigurisë dhe turizmit. 

Pak më vonë Borisovi u takua me Presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Bashkëbiseduesit shprehën mendimin e përbashkët se Evropa duhet të mbetet e bashkuar para sfidave dhe t’ua garantojë shtetasve të vet prosperitet dhe siguri.

Të dy diskutuan mundësitë për zgjerimin e kontakteve bilaterale. Borisovi theksoi mbi kushtet e shkëlqyera për zhvillimin e biznesit tek ne dhe shtoi se Bullgaria do të vazhdojë të punojë për zgjerimin e pranisë së produkteve bullgare në tregun gjerman në sektorë si elektronika, elektroteknika, prodhimi i makinave, teknologjitë informative. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD

Bullgaria është e kërcënuar me sanksione nga KE nëse nuk përshpejton miratimin e projekteve të energjisë së rinovueshme

Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..

botuar më 24-09-26 4.44.MD

Bullgaria ka pavijonin e saj në forumin botëror "Turizëm Ekspo Japoni"

Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..

botuar më 24-09-26 4.31.MD