Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Vera bullgare është e klasës botërore

Foto: BGNES

Vreshtaria dhe prodhimi i verërave janë pjesë e traditave kombëtare dhe lidhje e gjallë me paraardhësit tanë, tha Presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij para banorëve dhe mysafirëve të qytetit jugor bullgar Ivajllovgrad.

Presidenti, i cili ndodhet aty me rastin e festës së vreshtarëve, nënvizoi se vera bullgare është e klasës botërore dhe konkurrohet me prodhimet e shteteve prijëse në këtë sektor.

Kreu i shtetit mori pjesë në krasitjen e hardhive në fshatin Sviraçi, në rrethin e Ivajllovgradit.