Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

FMN: Pabarazia në Bullgari është duke u rritur

Foto: EPA/BGNES

Sipas fjalëve të udhëheqësit të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bullgari, Jaewoo Lee, pabarazia në vend vazhdon të rritet. Si masë për sigurimin e resursit më të madh për shpenzimet sociale, Fondi propozon rritjen e shumës maksimale të të ardhurave të tatueshme, pa heqjen e tatimit të sheshtë, i cili në Bullgari është 10%.

Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët janë tek ne që nga 4 shtatori, zhvilluan shumë takime me përfaqësues të qeverisë, të Bankës Popullore Bullgare, biznesit dhe organizatave joqeveritare. Ata vlerësuan lartë qëndrueshmërinë e sistemit financiar dhe gjendjen e ekonomisë gjatë vitit 2019, duke thënë se edhe gjatë vitit 2020 pritet rritje e qëndrueshme, megjithëse ajo do të jetë më e moderuar.  

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Statistikave shpalli se inflacioni vjetor gjatë janarit është 4,2% dhe rritja e çmimeve është regjistruar për pothuaj të gjitha shërbimet dhe mallrat.


Më shumë nga rubrika

40 për qind prej bullgarëve e konsiderojnë Covid-19 armë biologjike

40 për qind nga bullgarët janë të mendimit se koronavirusi është një armë biologjike krijuar për të zvogëluar popullsinë e Tokës. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi i Agjencisë “Trend”. 33 për qind nga të anketuarit mendojnë se..

botuar më 20-11-24 4.04.MD

Biznesi bullgar këmbëngul për mbështetje financiare

Pasi dje u shpall domosdoshmëria e masave të reja kufizuese që pritet të hyjnë në fuqi më 27 nëntor, Dhoma Ekonomike Bullgare këmbënguli për një Program Kombëtar në Ndihmë të Biznesit Bullgarë. Qëllimi është që në sajë të tij të garantohet marrja e..

botuar më 20-11-24 3.43.MD

Testimi për Covid-19 bllokoi trafikun e kamionëve dhe maunave drejt Greqisë

Në PKK “Kullata – Promahon” ka radha të gjata prej kamionësh dhe maunash për shkak të testimit në masë për Covid-19 të shoferëve nga ana greke, transmetoi një korrespondent i BNR-së. Ndërkaq, autoritetet greke kanë ndërprerë përkohshëm..

rinovuar më 20-11-24 1.42.MD