Sivjet Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje përsëri është pjesë e nismës “Ambasador për një ditë”. Iniciativa filloi para tri vjetëve dhe organizohet nga përfaqësia diplomatike e Britanisë së Madhe tek ne. Konkursi për ese për nxënëset në moshë 14-18 vjeç u jep mundësi vajzave të bëhen ambasadore për një ditë dhe tema e tij kësaj radhe është “Bullgaria në skenën botërore”.
Në krye të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë për një ditë ishte një nga 16 vajzat-fituese, 14-vjeçarja Dunja Kelçova nga Velingradi. Ajo është mbështetësja e përfaqësimit të grave në çdo fushë dhe sidomos në diplomaci.
“Informacioni im për Shqipërinë ishte pak. Unë dija se Shqipëria dhe Bullgaria janë të ngjashme. Tani, pas ditës së sotme tashmë di se kjo është e vërtetë, por di edhe më shumë. Ambasadorja Donika Hoxha më tregoj gjëra interesante për këtë vend dhe jam e bindur se dua ta vizitoj” – tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Dunja Kelçova. “Vizituam zyrën e UNICEF-it në Bullgari, ku diskutimet ishin më shumë mbi programet e edukimit në mbështetje të fëmijëve, sidomos të fëmijëve të braktisur dhe të fëmijëve me nevoja të veçanta. Më interesant për mua ishte diskutimi në Institutin Diplomatik për marrëdhëniet Bullgari-Shqipëri”.
Kjo ishte aktiviteti i radës i nismës “Ambasador për një ditë”. Para disa ditësh vajzat fituese vizituan Vjenë dhe selinë e OSCE-së, duke u njohur me ambasadorët e shteteve përkatëse në këtë organizatë dhe me punën e saj. Мë shumë mund të mësoni nga vetë Ambasadorja e Shqipërisë në Sofje, znj. Donika Hoxha.
Edhe organizatoret e “Ambasadorit për një ditë” edhe nxënëset presin takimin më 5 mars të të gjitha 16 fitueseve, kur do të mbyllet edicioni i sivjetshëm i iniciativës.
Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Bulgarian Diplomatic Institute
Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..
Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..
Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat..
Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës,..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i..
Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për..