Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontradiktat midis presidentit dhe kryeministrit po thellohen dhe po zgjerohen

Foto: BGNES

Përderisa ditën e diele inspektonte ndërtimin e një autostrade, kryeministri Bojko Borisov shprehu pakënaqësi në lidhje me botime në gazetat spanjolle El Periódico dhe El Nacional në të cilat emri i tij komprometohej. Në këtë kontekst ai shprehu dyshim se prapa këtyre botimeve qëndrojnë  presidenti Rumen Radev dhe Rusia. Kryeministri u ankua në praninë e anëtarëve të qeverisë. Kjo edhe një herë erdhi të vërtetojë se kundërshtimi midis presidentit Rumen Radev dhe kryeministrit Bojko Borisov po ashpërsohet dhe po zgjerohet. Në fillim ky kundërshtim linte përshtypje për një mospëlqim personal, por më vonë u kthye në institucional – midis pushtetit ekzekutiv dhe presidencës, ndërsa kohët e fundit del jashtë caqeve kombëtare.

Nga personale konfliktet episodike u bënë institucionale, pasi më 4 shkurt presidenti shpalli zyrtarisht se heq dorë nga besimi i tij ndaj qeverisë. Nga ana e vet kryeministri e akuzoi se e ndan kombin. Partia në pushtet GERB përkrahu kryeministrin Borisov duke deklaruar, se presidenti nuk ka autorizime të heqë besimin nga qeveria. Këtë pozitë e përkrahu edhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri në opozitë duke theksuar, se presidenti e ka të drejtën të shprehë qëndrimin e tij, por nuk e ka autorizimin të heqë ose të japë besim. Partnerët e partisë GERB në qeverisje – Koalicioni i Patriotëve të Bashkuar bëri apel për normalizimin e marrëdhënieve midis institucioneve. Solidaritet me in shprehu vetëm koalicioni i së majtës të Partisë Socialiste Bullgare. Mirëpo, me këtë hap ai vetëm ringjalli akuza të njohura për lidhjet të fshehta midis socialistëve dhe kreut të shtetit.

Këto akuza u ngritën me një forcë të re për shkak të disa zhvillimeve rreth ceremonisë së shënimit të përvjetorit të 147-të të vdekjes së heroit kombëtar Vasill Levski. Para monumentit të tij në Sofje pjesëmarrësit në parakalim duartrokitën presidentin Radev, ndërsa fishkëllenin kryetaren e bashkisë Jordanka Fandëkova. Në një deklaratë lidhur me këtë partia GERB theksoi, se kujtesa e Apostullit të Lirisë u cenua nën kujdestarinë e presidentit i cili u kthye në udhëheqës të margjinalëve partiakë.

Pësoi një deklaratë e kryeministrit Borisov sipas së cilës parakalimi në fjalë duhej të bëhej kulmi i një sërë botimeve kundër tij në Spanjë, botime këto të cilat të provokojnë grusht shtet antiqeveritar. Në këtë kontekst pa përmendur konkretisht Rusinë, Borisovi bëri aluzion se u informua paraprakisht për këtë dhe se rasti ka të bëjë me dëbimin e diplomatëve rusë nga Bullgari dhe me “kërkimin e disa personave me buletin të kuq”.

Ky koment u përputh me përgënjeshtrimet e zëdhënësit të Hetimit Ushtarak Rus, se shefi i tij Sergej Narishkin ka lobuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për çlirimin e biznesmenit Vasill Bozhkov të cilin Bullgaria e shpalli për kërkim. Sipas zëdhënësit informacioni u fabrikua nga dikasteret speciale bullgare nën kontrollin amerikan. Prapë sipas zëdhënësit  të hetimit rus, dikasteret speciale amerikane nisën në Evropën Lindore një fushatë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Rusinë, dhe Bullgaria është epiqendra e saj.

Në komentet e shumta kishte edhe elemente të kundërvënies midis mediave spanjolle dhe atyre bullgare, gjë që e përforcon ndjenjën për internacionalizimin e situatës.

Në historinë më të re të Bullgarisë kundërshtimi midis institucionit presidencial dhe pushtetit ekzekutiv nuk është asgjë e re. Ai u duk te presidenti Zhelju Zhelev (1992-1997), te presidenti Petër Stojanov (1997-2002) dhe te presidenti Georgi Përvanov (2002-2012). Mirëpo ato ishin me një ton më të matur dhe më të kufizuara. Deri ku do të arrijë situata e tanishme është herët të thuhet. Mirëpo, tashmë u justifikua komenti i një gazete, se lufta e ftohtë midis institucioneve u kthye në luftë të ngrohtë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për projekt-përbërjen e kabinetit teknik dhe logjikën e situatës politike në vendin tonë

Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..

botuar më 24-04-08 4.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..

botuar më 24-04-05 2.06.MD
Dimitër Gllavçev dhe Rumen Radev

Zgjedhjet për PE dhe Kuvendin Popullor do të mbahen në një ditë

Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat..

botuar më 24-04-05 12.12.MD