Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 1 mars starton toll sistemi në Bullgari – çfarë duhet të dimë?

Foto: bgtoll.bg

Mbeten disa ditë deri në startin e sistemit toll në Bullgari. Çfarë duhet të dinë shoferët bullgarë e të huaj dhe cili është toll produkti më i përshtatshëm për ata që kalojnë transit? E pyetëm ekspertin Georgi Ballabanov:

Harta e itinerarit është toll shërbimi më i përshtatshëm për të gjithë që kalojnë transit. Ajo paguhet paraprakisht dhe duhet të shënohet itinerari në të cilin do të kalojë automjeti përkatës. Në pikëkalimet ka terminale për vetëshërbim. Ka dhe sportele, ku hartat e itinerarit mund të paguhen cash. Që të lehtësojmë trafikun që kalon transit përmes vendit kemi hapur 34 pika të reja për shitje të hartave të itinerarit në pikëkalime, i kemi trajnuar nëpunësit atje, shumica prej të cilëve zotërojnë gjuhë të huaja. Kemi përgatitur itineraret më të shkurtra, më të shpejta dhe të lira nga pikëkalimi i hyrjes deri tek ai i daljes, që të mos humbasin shumë kohë shtetasit e huaj. Që të blihet harta e itinerarit duhet të aplikohet numri i regjistrimit të automjetit, kombësia e shoferit, kategoria e automjetit (nga 3.5 tonë deri në 12 tonë dhe mbi 12 tonë), klasa e emisionit të automjetit dhe numri i akseve.”

Georgi Ballabanov paralajmëron se duhet të kihet kujdes gjatë aplikimit të të dhënave, kryesisht të numrit të regjistrimit. Shoferët duhet të ndjekin strikt shënimet e tabelës së regjistrimit. Gabimi më i shpeshtë është shkronja O, e cila ngatërrohet me numrin 0. “Shoferët duhet të jenë shumë të vëmendshëm, sepse po të blejnë hartë itinerari me numër të gabuar do të sanksionohen dhe sanksionet nuk janë të vogla”.

Gjatë vitit 2020 automjetet do të vazhdojnë të udhëtojnë në territorin e Bullgarisë me pullë elektronike për taksë rrugore dhe çmimi i saj mbetet i pandryshuar. Sipas fjalëve të ekspertit në kuadrin e Këshillit Evropian po shqyrtohet ndryshimi i Direktivës 62 në lidhje me taksat për veturat në bazën e distancës së kaluar. Parashikohet që kjo të fillojë pas vitit 2030. Deri atëherë veturat do të udhëtojnë me pullë për taksë rrugore, ose thënë me fjalë të tjera taksat do të jenë në bazë të kohës – për një weekend (10 leva), një javë (15 leva), një muaj (30 leva), një tremujor (54 leva) dhe një vit (97 leva).

A duhet të shqetësohen shoferët për të dhënat e tyre personale duke blerë pullën për taksën rrugore, ose toll produktet?

Nuk ka shkak për shqetësime, sepse aparatet përkatëse nuk i ruajnë të dhënat personale. Ato shërbejnë vetëm që të realizohet pagimi nëpërmjet kartave bankare, pavarësisht nëse bëhet fjalë për karta debiti, krediti ose për karta për lëngje djegëse. Në vetë toll sistemin informacioni i vetëm që ruhet është numri i regjistrimit të automjetit dhe shteti.”

Karta e itinerarit mund të blihet në sajtin e Bg.Toll.bg dhe të aplikacionit mobil, në sajtet Vinetki.bg, TollPass.bg, DigiToll.bg, në sportelet dhe në rrjetet e operatorëve mobilë, nga Postat Bullgare, Easypay, si dhe cash në terminalet në rrjetet e Intercapital Group.

Që nga data 17 shkurt shkelësit e ligjit, të cilët udhëtojnë pa pullë të paguar për taksë rrugore, të cilët toll policia nuk i ka ndaluar për t’i sanksionuar, tashmë do të marrin talon elektronik. Pas marrjes së talonit brenda një afati prej 14 ditësh ata do të mund të paguajnë taksë kompensimi. Për kamionët ajo është nga 75 deri në 375 euro. Në qoftë se ajo nuk paguhet brenda afatit, atëherë do të ketë gjobë me përmasë 900 euro. Gjoba për të dhëna të rreme është 1250 euro.

Pas takimit të radhës dje midis qeverisë dhe përfaqësuesve të transportuesve bullgarë u bë e qartë se jo të gjitha automjetet disponojnë pajisjet e domosdoshme, që të matet distanca. Kabineti shtyri afatin deri më 27 mars. Deri atëherë transportuesit duhet të disponojnë pajisjet e nevojshme, ndërsa në periudhën kalimtare nga 1 deri më 26 mars kamionët dhe autobusët do të lëvizin me harta itinerari.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD
Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD