Me aktivitete të ndryshme tërë Bullgaria shënon përvjetorin e 142-të nga Çlirimi i vendit nga zgjedha turke. Në një ceremoni solemne para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje u ngrit flamuri kombëtar. Në këtë ritual ishin të pranishëm nënpresidentja Ilijana Jotova dhe zëvendës kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
Patriku bullgar Neofit kreu një shërbesë falënderuese.
Në qytetin Pleven të Bullgarisë Qendrore Veriore para simbolit të qytetit – Kishës Mauzole “Shën Gjergji Fitimprurësi” gjithashtu u ngrit flamuri kombëtar. Kjo kishë u ndërtua me mjete të dhuruara nga mbarë Bullgaria në vitin 1907 si përmendore e betejës pranë qytetit Pleven. Kjo betejë konsiderohet se ishte vendimtare për ecurinë çlirimtare të Luftës Ruso Turke nga vitet 1877-1878. Në ndeshjet aty ranë dëshmorë 31 mijë ushtarë të Ushtrisë Perandorake Ruse dhe 4 500 luftëtarë nga Ushtria Kombëtare Rumune.
Në Muzeun Ushtarako Detar në qytetin Varnë u paraqitën eksponate unike – tre flamuj origjinal të Vullnetarëve Bullgarë – Opëllçenas, të punuara jashtë kufirit me mjete të bashkisë së emigrantëve bullgarë. Ata do të jenë të ekspozuar në muze deri më 26 mars.
Me një marshim solemn dhe me flamurin 25 metrash kombëtar shënuan Festën Kombëtare në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vraca. Qindra qytetarë u mblodhën para monumentit të revolucionarit poet Hristo Botev në qytet.
Kërkuesi i internetit Google gjithashtu iu bashkua Festës Kombëtare të Bullgarisë duke valëvitur flamurin kombëtar në logon e tij.
Kryeministri Kirill Petkov e cilësoi si lajm të rremë informacionin se është angazhuar personalisht me heqjen e vetos mbi negociatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në. Poshtërimi i bullgarëve për Maqedoninë е Veriut mund..
Siguria pas depërtimit rus në Ukrainë dhe stërvitjet ushtarake u diskutuan në Sofje nga ministrat e mbrojtjes të Bullgarisë dhe të Maqedonisë Dragomir Zakov dhe Slavjanka Petrovska. “Ne kemi një detyrë shumë të qartë para nesh dhe brezave të..
Bullgaria nuk varet nga vendimi i Greqisë se si të paguajë gazin rus. Kemi kontrata, iu përgjigj një pyetjeje të gazetarëve Kryeministri Kirill Petkov pas hapjes së zyrës së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Turke në Sofje. Presidenti..
Kryeministri Kirill Petkov e cilësoi si lajm të rremë informacionin se është angazhuar personalisht me heqjen e vetos mbi negociatat e Republikës së..
Bibliotekarët hynë në një grevë paralajmëruese njëorëshe për dështimin e shtetit për të përmbushur një marrëveshje për pagat fillestare minimale...
Dezinformimi është një problem sistematik për Bullgarinë, si dhe për vendet e tjera të Evropës Lindore, tha për BNT Ministri i Qeverisjes Elektronike..