Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me veprimtari të ndryshme në mbarë vendin shënohet Festa Kombëtare e Bullgarisë - 3 Marsi

Patriku Maksim
Foto: BTA

Me aktivitete të ndryshme tërë Bullgaria shënon përvjetorin e 142-të nga Çlirimi i vendit nga zgjedha turke. Në një ceremoni solemne para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje u ngrit flamuri kombëtar. Në këtë ritual ishin të pranishëm nënpresidentja Ilijana Jotova dhe zëvendës kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
Patriku bullgar Neofit kreu një shërbesë falënderuese.
Në qytetin Pleven të Bullgarisë Qendrore Veriore para simbolit të qytetit – Kishës Mauzole “Shën Gjergji Fitimprurësi” gjithashtu u ngrit flamuri kombëtar. Kjo kishë u ndërtua me mjete të dhuruara nga mbarë Bullgaria në vitin 1907 si përmendore e betejës pranë qytetit Pleven. Kjo betejë konsiderohet se ishte vendimtare për ecurinë çlirimtare të Luftës Ruso Turke nga vitet 1877-1878. Në ndeshjet aty ranë dëshmorë 31 mijë ushtarë të Ushtrisë Perandorake Ruse dhe 4 500 luftëtarë nga Ushtria Kombëtare Rumune.
Në Muzeun Ushtarako Detar në qytetin Varnë u paraqitën eksponate unike – tre flamuj origjinal të Vullnetarëve Bullgarë – Opëllçenas, të punuara jashtë kufirit me mjete të bashkisë së emigrantëve bullgarë. Ata do të jenë të ekspozuar në muze deri më 26 mars.
Me një marshim solemn dhe me flamurin 25 metrash kombëtar shënuan Festën Kombëtare në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vraca. Qindra qytetarë u mblodhën para monumentit të revolucionarit poet Hristo Botev në qytet.
Kërkuesi i internetit Google gjithashtu iu bashkua Festës Kombëtare të Bullgarisë duke valëvitur flamurin kombëtar në logon e tij.

Më shumë nga rubrika

Nga 1 korriku, pensioni minimal bëhet 238 euro

Deputetët në Kuvend më në fund miratuan që pensioni minimal nga 1 korriku të arrijë në 238 euro, ndërsa ai maksimal deri në 1000 euro. Tavani do të rritet sërish në 1738 euro nga 1 tetori, sa është shuma e të ardhurave maksimale të sigurimit...

botuar më 22-06-28 6.08.MD

U kapën emigrantë të paligjshëm në kryeqytet

Policia ka kapur mbrëmjen e djeshme 36 emigrantë të paligjshëm nga Siria në lagjen e kryeqytetit “Studentski Grad”, mësoi BNR. Ata janë kapur në disa grupe dhe mes tyre ka pasur pesë fëmijë të vegjël. Ata do të akomodohen në konviktet e Ministrisë së..

botuar më 22-06-28 2.11.MD

Kryeqyteti hyri në zonën e verdhë Covid

Sofja ndodhet tashmë në zonën e verdhë (e dyta për nga intensiteti) për sa i përket incidencës dyjavore të Covid-19, duket qartë nga harta e publikuar në faqen e internetit të Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare. Vetëm në javën e..

botuar më 22-06-28 1.19.MD