Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbledhja e jashtëzakonshme konsultative të Këshillit të Evropës

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e jashtëzakonshme konsultative të Këshillit Evropian në lidhje me koronavirusin, kryeministri Bojko Borisov komentoi se Evropa vonoi shumë me masat kundër koronavirusit. Ai shtoi se më e mira gjatë muajve të ardhshëm do të jetë të zbulohet ndonjë medikament ose vaksinë kundër sëmundjes. Kryeministri theksoi se një kompani bullgare ka avancuar shumë në krijimin e mjeteve të tilla. Në lidhje me marrëveshjen e BE-së me Turqinë për migrantët, kryeministri theksoi, se për Bullgarinë ajo punon në mënyrë perfektë. Lidhur me këtë ai falënderoi për përpjekjet të cilët presidentët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian – zoti Charles Michel dhe zonja Ursula  von der Leyen bënë për ruajtjen e saj.

Подкасти от БНР