Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbledhja e jashtëzakonshme konsultative të Këshillit të Evropës

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e jashtëzakonshme konsultative të Këshillit Evropian në lidhje me koronavirusin, kryeministri Bojko Borisov komentoi se Evropa vonoi shumë me masat kundër koronavirusit. Ai shtoi se më e mira gjatë muajve të ardhshëm do të jetë të zbulohet ndonjë medikament ose vaksinë kundër sëmundjes. Kryeministri theksoi se një kompani bullgare ka avancuar shumë në krijimin e mjeteve të tilla. Në lidhje me marrëveshjen e BE-së me Turqinë për migrantët, kryeministri theksoi, se për Bullgarinë ajo punon në mënyrë perfektë. Lidhur me këtë ai falënderoi për përpjekjet të cilët presidentët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian – zoti Charles Michel dhe zonja Ursula  von der Leyen bënë për ruajtjen e saj.

Më shumë nga rubrika

Era e fortë vonon shkarkimin e anijes “Vera Su”

Kushtet meteorologjike në rajonin e zonës së mbrojtur “Jajllata” janë përkeqësuar nga një erë e fortë jugperëndimore. Kjo vonon fillimin e transferimit të ngarkesës së rrezikshme nga anija e mbytur “Vera Su”. Ureja tashmë është lëngëzuar në..

botuar më 21-10-21 12.37.MD
 Dr. Aleksandër Zllatanov

Alternativa e “certifikatave të gjelbra” është bllokimi në të gjithë vendin

Ministria e Shëndetësisë do të vendosë një bllokim të pjesshëm ose të plotë nëse “ certifikata e gjelbër ” nuk funksionon deri në fund të tetorit. Kjo u tha nga Zëvendës Ministri në detyrë i Shëndetësisë Dr. Aleksandër Zllatanov para televizionit..

botuar më 21-10-21 10.57.PD

Interes i rritur për certifikatat e gjelbra evropiane

Pas hyrjes në fuqi të kërkesës për paraqitjen e “ certifikatave të gjelbra ” për të hyrë në një numër objektesh në të mbyllur, shihet një interes i shtuar për pikat e testimit dhe vaksinimit në Bullgari. Më shumë se 1 milion certifikata të..

botuar më 21-10-21 10.26.PD