Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e jashtëzakonshme konsultative të Këshillit Evropian në lidhje me koronavirusin, kryeministri Bojko Borisov komentoi se Evropa vonoi shumë me masat kundër koronavirusit. Ai shtoi se më e mira gjatë muajve të ardhshëm do të jetë të zbulohet ndonjë medikament ose vaksinë kundër sëmundjes. Kryeministri theksoi se një kompani bullgare ka avancuar shumë në krijimin e mjeteve të tilla. Në lidhje me marrëveshjen e BE-së me Turqinë për migrantët, kryeministri theksoi, se për Bullgarinë ajo punon në mënyrë perfektë. Lidhur me këtë ai falënderoi për përpjekjet të cilët presidentët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian – zoti Charles Michel dhe zonja Ursula von der Leyen bënë për ruajtjen e saj.
“Më 24 maj të gjithë jemi vetëm bullgarë”, tha presidenti Rumen Radev në përshëndetjen me rastin e Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij,..
Bullgarët në Bosilegradin të Serbisë po kërkojnë ndihmë nga autoritetet bullgare për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së..
Gjatë natës së 24 duke u gdhirë 25 maj mbi Bullgarinë Perëndimore shiu do të pushojë dhe retë do të çahen e do të pakësohen. Në Bullgarinë Qendrore..