Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy universitete me emra të njëjtë rinovuan marrëveshjen e tyre për bashkëpunim

Universiteti i Sofjes "Shën Klementi i Ohrit"
Foto: Maria Peeva

Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe universiteti me të njëjtin emër në Manastir të Maqedonisë së Veriut rinovuan marrëveshjen e tyre për bashkëpunim Dy rektorët, profesorët Anastas Gerxhikov dhe Sasho Korunovski nënshkruan një memorandum për bashkëpunim. Dy universitetet do të forcojnë këmbimin e pedagogëve dhe të studentëve, punën mbi projekte shkencore dhe publikime, si dhe bashkëpunimin në shkencë, arsim dhe kulturë në fusha me interes të përbashkët. Në fund të takimit prof. Korunovski ia dorëzoi profesorit Gerxhikov një statujë të Shën Klementit të Ohrit, i cili u njoh nga Shkupi si pjesë e trashëgimisë së përbashkët historike të dy vendeve.