Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy universitete me emra të njëjtë rinovuan marrëveshjen e tyre për bashkëpunim

Universiteti i Sofjes "Shën Klementi i Ohrit"
Foto: Maria Peeva

Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe universiteti me të njëjtin emër në Manastir të Maqedonisë së Veriut rinovuan marrëveshjen e tyre për bashkëpunim Dy rektorët, profesorët Anastas Gerxhikov dhe Sasho Korunovski nënshkruan një memorandum për bashkëpunim. Dy universitetet do të forcojnë këmbimin e pedagogëve dhe të studentëve, punën mbi projekte shkencore dhe publikime, si dhe bashkëpunimin në shkencë, arsim dhe kulturë në fusha me interes të përbashkët. Në fund të takimit prof. Korunovski ia dorëzoi profesorit Gerxhikov një statujë të Shën Klementit të Ohrit, i cili u njoh nga Shkupi si pjesë e trashëgimisë së përbashkët historike të dy vendeve.

Më shumë nga rubrika

Mjekët e vaksinuar në Bullgari janë nën 50%

Bullgarët e vaksinuar deri tani janë 2 milionë, dhe kjo na vë në vend të fundit në Evropë për nga përqindja e vaksinimit, i cili në Bullgari është vullnetar. Punonjësit e vaksinuar mjekësorë janë më pak se 50%, gjë që shpjegohet edhe me faktin se..

botuar më 21-07-22 2.04.MD
Hristo Ivanov

Parlamenti diskutoi rastin lidhur me shkarkimin nga detyra të kryeprokurorit

"Bullgaria Demokratike" mbështet veprimet e ministrit të përkohshëm të drejtësisë Janaki Stoillov për shkarkimin nga detyra të kryeprokurorit Ivan Geshev. Me rastin e takimit të sotëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku diskutohet procedura e lirimit të..

botuar më 21-07-22 1.48.MD

Në mbi gjysmën e mostrave të dhëna për testim u gjet varianti Delta i Covid-19

Analiza e 90 mostrave klinike me SARS-CoV-2 të paraqitura për sekuenim në Qendrën Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare tregon se 53 prej tyre kanë një variant Delta, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Variantet virale të identifikuara me..

botuar më 21-07-22 10.36.PD