Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

31 janë rastet e regjistruara të COVID-19 në Bullgari, autoritetet bëjnë thirrje për të mos pasur panik

Foto: BGNES

Tani për tani rastet e regjistruara të COVID-19 në Bullgari janë 31, një prej të infektuarve – një grua me probleme të zemrës, vdiq. Mosha e të sëmurëve është e ndryshme. Nga të gjithë 30 pacientët 10 nuk kanë aspak simptoma.

Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se megjithë gjendjen e jashtëzakonshme Bullgaria nuk ka shpallur kufizime në kufijtë e saj shtetërorë për shtetasit bullgarë. Ata mund të hyjnë në territorin e vendit, pavarësisht se nga ku vijnë, por me vendim të Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit do të vendosen në karantinë 14 ditore të gjithë që kthehen nga shtetet e riskut – Italia, Spanja, Irani, Republika e Koresë, Kina.

Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov na siguroi se Bullgaria garanton kalimin e qetë përmes territorit të saj, përfshi këtu dhe transportin transit. E njëjta gjë i përket transportit ajror dhe atij hekurudhor.

Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev aktualizoi masat kundërepidemike në territorin e Bullgarisë deri në 29 mars 2020, duke ndaluar vizitat në qendrat e mëdha tregtare, me përjashtim të bankave dhe të kompanive të sigurimeve.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dje çoi në blerjen në masë të ushqimeve dhe të materialeve higjienike nga dyqanet. Ministrja e Bujqësisë Desisllava Tanva na siguroi se nuk ka shkak për panik, sepse prodhuesit bullgarë të produkteve ushqimore mund të kënaqin nevojën për disa muaj përpara.

Aktualisht shtëpitë turistike në male janë të mbyllura.

Qarku i Sofjes do të marrë nga Kina një dhuratë prej 6000 maskave mbrojtëse, të cilat do të mbërrijnë në vend deri në fund të javës tjetër.

Rekomandimet e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme në lidhje me koronavirsin mund të lexohen në bullgarisht: https://www.mfa.bg/bg/customnews/main/24736 dhe në anglisht: https://www.mfa.bg/en/customnews/main/24737


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

IAEA inspektoi centralin bërthamor në Kozlloduj

Një mision i planifikuar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) u krye në centralin atomik “Kozlloduj” për të shqyrtuar sigurinë operacionale të centralit sipas standardeve të agjencisë. Gjatë inspektimit në 3 javët e fundit, 13 ekspertë nga..

botuar më 24-12-06 10.03.PD

Parashikimi i motit për 6 dhjetorin

Mëngjesin e së premtes në zonat fushore dhe në ultësira do të ketë dukshmëri të reduktuar. Reshje shiu do të bien në veri të Bullgarisë, vende-vende në rajonet jugperëndimore dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Do të fryjë erë e lehtë, e cila në mbrëmje..

botuar më 24-12-05 7.40.MD

Peshku bullgar i Detit të Zi është në një nivel të lartë evropian

Në Bullgari ka shumë peshk. Përveç kësaj, vendi ynë është në një nivel shumë të lartë evropian të përpunimit. Këtë e tha për BNR në prag të Ditës së Shën Nikollës - festës së peshkatarëve dhe marinarëve, Dr. Jordan Gospodinov - drejtor ekzekutiv i..

botuar më 24-12-05 7.04.MD