Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të luftojmë frikën nga koronavirusi me informacion të besueshëm

Foto: BGNES

62 për qind e bullgarëve kanë frikë se mund të infektohen me COVID-19, tregojnë të dhënat e një sondazhi të asociacionit Gallup International. 58 për qind janë bullgarët të cilët besojnë në teoritë konspirative dhe kanë deklaruar se virusi është përhapur me dashje.Që të mund të shpërndahet frika e njerëzve tashmë filloi punë një këshill mjekësor dhe një sajt i specializuar.

Detyra e Këshillit të porsaformuar Mjekësor pranë qeverisë është që të analizojë rekomandimet sa i përket COVID-19 në vendet, ku sëmundja është më e përhapur, dhe t’i përkthejë kuptueshëm për mjekët në Bullgari. Në këtë mënyrë çdo specialist do të marrë instrument pune, është i mendimit specialisti për sëmundjet e mushkërisë prof. Kosta Kostov, shef i organit të specializuar.

Sipas fjalëve të tij fakti se nuk ka preparate për neutralizimin e sëmundjes nuk do të thotë se nuk ka mjekim: “Teza se koronavirusi nuk mund të mjekohet nuk është e vërtetë, sepse mjekët në tërë botën kanë arritur t’i mjekojnë sëmundjet edhe kur nuk ka pasur ilaçe.”

Tërë informacioni në rrjetin botëror për dëmin e të ashtuquajturave “antipiretikë” (për shembull Ibuprofeni) në rastet e koronavirust është tepruar – tha prof. Kosta Kostov. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) ai rekomandoi: Njerëzit të cilët janë në shtëpi dhe vuajnë nga simptoma virale duhet të përdorin ilaçet e zakonshme dhe të mos tremben – sidomos të rinjtë. Në qoftë se ditën e katërt simptomat thellohen atëherë duhet të kontaktojnë me mjekun e tyre familjar. Kështu duhet të bëjmë dhe jo të kërkojmë menjëherë ndihmë mjekësore në spitale dhe të bëjmë teste. Ka problem, kur ka vështirësi në frymëmarrje dhe simptoma të tjera, të cilat i përkasin mushkërisë – kollitja e thatë, dobësia e madhe, dhimbja në muskuj, temperatura e lartë. Këto janë simptomat më të spikatura të sëmundjes.”  

Prof. Kosta Kostov përkrah masat më të rrepta për kufizimin e përhapjes së infeksionit të koronavirusit.Gjatë muajit të parë këto masa duhet të jenë shumë të rrepta.Sa më strikt respektohen masat, kaq më herët do të mund t’i braktisim dhe atëherë do të kemi fatin e mirë të dalim lehtë nga kjo epidemi” – komentoi specialisti.

Sajti CoVid-19 ka qëllim të sigurojë informacionin sa më aktual dhe të besueshëm për përhapjen dhe mjekimin e koronavirusit.Përkthyes profesionalë dhe specialistë mjekësorë kërkojnë dhe përkthejnë vullnetarisht artikuj të dobishëm nga tërë bota kushtuar kësaj teme.

Aktualisht shkenca nuk ka kohë për të kaluar në rrugën e zakonshme shpjegoi para BNR-së Nadezhda Cekullova – iniciatore për krijimin e sajtit.


Mjekët duhet të gjejnë vendim sot dhe ata kanë nevojë për një variant, i cili mund të mos jetë më i miri, por do t’i ndihmojë në punën e tyre. Shumica e artikujve paraqitin pak raste dhe qëllimi është që ato më tepër të përvijojnë mundësitë nga të cilët eventualisht mund të përfitojnë mjekët.”

Sipas prof. Kosta Kostov kulmi i epidemisë së koronavirusit në Bullgari ende nuk ka ardhur.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal, BNR

Më shumë nga rubrika

Një sajt paraqet ndihmën e siguruar nga BE për rindërtimin e Shqipërinë pas tërmetit

Një Delegacioni i BE-së në Shqipëri krijoi një uebfaqe të veçantë që paraqet ndihmën e ofruar nga BE dhe shtetet anëtare në projektet e rindërtimit të vendit. Në të mund të gjendet edhe informacioni mbi ndihmën financiare, humanitare dhe..

botuar më 21-02-22 4.17.MD

Agjencia Kozmike Evropiane mbështet kurse të teknologjive kozmike në Bullgari

Për herë të parë Agjencia Kozmike Evropiane mbështet përgatitjen në Bullgari të kurseve universitare të teknologjive kozmike dhe zbatimin e tyre. Në shkurt 2021 filloi zbatimi i projektit “Edukimi Hapësinor për Bullgarinë” (SpaceEdu4BG),..

botuar më 21-02-22 10.13.PD
Anser indicus

Shpendët – “udhëtarë” janë banorët e rinj të Qendrës për Mbrojtjen e Natyrës dhe të Kafshëve në qytetin Dobriç

Shpendë – “udhëtarë” përmes Himalajeve janë banuesit më të rinj të Qendrës për Mbrojtjen e Natyrës dhe të Kafshëve në qytetin Dobriç, njoftoi drejtori i parkut zoologjik Hristian Hristov. Çifti i patave malore, të njohura akoma si indiane për shkak të..

botuar më 21-02-21 8.05.PD