Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavarësisht nga udhëzimet e Komisionit Evropian ka rreshta kamionësh në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë

Foto: Radio Vidin

Afro 2 orë presin kamionët për të kaluar kufirin midis Rumanisë dhe Bullgarisë, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Evropian Stefan De Keersmaecker. Ai theksoi, se pas udhëzimeve të Komisionit Evropian nga 23 mars i këtij viti për të ashtuquajturat “korridore të gjelbra” për kalim pa pengesa të mallrave përmes vendeve anëtare të BE-së, tashmë nuk ka kufi të brendshme ku kamionët të presin orë të tëra. Mirëpo, shoferët bullgarë sinjalizuan për Radion Kombëtare Bullgare, se ditën e tretë qindra kamionë janë të bllokuar në rreshta kilometrike midis qytetit rumun Turnu Severin dhe Urën e Danubit 2. Në daljen nga Bullgaria për në Rumani rreshta nuk ka njoftojnë nga Policia Kufitare Bullgare.