Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavarësisht nga udhëzimet e Komisionit Evropian ka rreshta kamionësh në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë

Foto: Radio Vidin

Afro 2 orë presin kamionët për të kaluar kufirin midis Rumanisë dhe Bullgarisë, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Evropian Stefan De Keersmaecker. Ai theksoi, se pas udhëzimeve të Komisionit Evropian nga 23 mars i këtij viti për të ashtuquajturat “korridore të gjelbra” për kalim pa pengesa të mallrave përmes vendeve anëtare të BE-së, tashmë nuk ka kufi të brendshme ku kamionët të presin orë të tëra. Mirëpo, shoferët bullgarë sinjalizuan për Radion Kombëtare Bullgare, se ditën e tretë qindra kamionë janë të bllokuar në rreshta kilometrike midis qytetit rumun Turnu Severin dhe Urën e Danubit 2. Në daljen nga Bullgaria për në Rumani rreshta nuk ka njoftojnë nga Policia Kufitare Bullgare.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 shtatorin

Gjatë ditës së nesërme do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe deri në mesditë në vende të izoluara, kryesisht në male dhe rajonet juglindore do të ketë reshje shiu. Pasdite mbi rajonet perëndimore retë do të shpërndahen, dhe deri në mbrëmje mbi..

botuar më 21-09-22 6.20.MD
Kostadin Kostadinov

Kreu i partisë “Vëzrazhdane” po kandidon për president

Kreu i partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov do të kandidojë për president. "Sepse ka ardhur koha që Bullgaria të ketë një burrë shteti dinjitoz dhe të pavarur," tha Nikollai Drençev nga partia, e cila njoftoi vendimin e komitetit ekzekutiv...

rinovuar më 21-09-22 5.36.MD
Elen Gerxhikov

Kryetari i Këshillit të Kryeqytetit ka dhënë dorëheqje me kërkesë të Bojko Borisovit

Kreu i partisë GERB Bojko Borisov tha se ai e ka kërkuar personalisht dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit Elen Gerxhikov. Dje, Gerxhikov, i cili ka mbajtur postin për gati 10 vjet, njoftoi se po jep dorëheqjen për arsye..

botuar më 21-09-22 4.00.MD