Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

COVID-19 në Bullgari: Dita e 19-të

Foto: EPA/BGNES

21 janë të infektuarit e rinj me COVID-19

Rastet e reja të COVID-19 në Bullgari tashmë janë 264. Ka dy qytete të reja në hartën e sëmundjes – Kërxhali dhe Haskovo (Bullgari Jugore). Pas dy kampioneve negative nga spitali dolën 8 persona të shëruar, pritet se nesër në shtëpi do të kthehet pacienti i nëntë që tashmë është i shëndoshë.

Ushtarët bullgarë jashtë vendit janë testuar dhe mostrat e dy prej tyre pozitive – njëri është nga misioni në Kosovë, tjetri – në Rumani. Ushtari nga Kosova tashmë ndodhet spital në Sofje, ai është pa simptoma klinike. Tjetri është në spital në Bukuresht.

Masat kundër epidemisë në Bullgari vazhdojnë deri më 12 prill

Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev zgjati afatin e masave kundër epidemisë. Deri më 12 prill mbeten të mbylluar të gjitha shkollat, çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve. Njerëzit në moshë nën 60 vjeç nuk duhet të vizitojnë dyqanet ushqimore dhe farmacitë midis orëve 8.30 dhe 10.00. Lëvizja midis qyteteve të mëdha gjithashtu nuk bëhet lirisht. Në këtë situate Ministri i arsimit Krasimir Vëllçev ishte kategorik se nuk do të anulohet viti shkollor, as do të shtyhen provimet e maturës.

Zyrat konsullore bullgare pezullojnë lëshimin e dokumenteve personale

Zyrat konsullore të Bullgarisë përkohësisht nuk do të kryejnë shërbime, të cilat nuk janë urgjente. Shërbime të tilla janë ndërrimi i dokumenteve personale, informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në se ka nevojë për udhëtim urgjent për në Bullgari të ndonjë shtetas bullgar, Zyrat konsullore kanë udhëzime sipas të cilave do të punojnë dhe do të lëshojnë pasaporta të përkohshme.

Ndërpriten sesionet e rregullta të Kuvendit Popullor

Deputetët do të mblidhen vetëm në lidhje me punën ligjvënëse të lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe për votimin e ndryshimeve të ngutshme normative. Në përputhje me rregulloren parlamentare Kuvendi Popullor mund të thirrjet për mbledhje në çdo kohë me iniciativë të Kryetarit të parlamentit, me kërkesë të 1/5-ës prej deputetëve ose me kërkesë të të paktën 48 deputetëve, me iniciativë të presidentit ose të Këshillit të Ministrave. 

Bullgaria dhe Hungaria insistojnë për koordinim më të mire për korridoret e transportit

Për sigurimin e korridoreve të shpejta të transitit, sidomos për mallrat më të përdorura, me rekomandim të KE-së, ka nevojë për vendim të Këshillit të BE-së. Këtë e tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në brifing bashkë me Ministrin e punëve të jashtme dhe tregtisë të Hungarisë Peter Szijjarto. Sipas Zaharievës si shtet kufitar i Bashkimit Evropian Bullgaria i ka ndier sfidat e sigurimit të korridoreve të shpejta të transitit. Shteti ynë së bashku me Turqinë bën përpjekje që të sigurojë lëvizjen e mallrave dhe të mos ketë bllokime në rrugët nga Turqia për në BE dhe anasjelltas. Szijjarto nënvizoi se ka nevojë për koordinim më të mirë ndërmjet vendeve për zgjidhjen e problemit me radhët e mëdha të kamionëve në pikat e kontrollit kufitar.

Stimuj financiarë për nëpunësit e spitaleve

30 mln. euro sigurohen në përkrahje të mjekëve dhe personelit jomjekësor, të cilët punojnë në linjën e parë të betejës kundër COVID-19. Kjo garantohet me  nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në kuadrin e  programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Mjetet do të sigurojnë shtesë mbi pagën e 14 mijë nëpunësve, të cilët do të marrin nga 511 euro më shumë me rogën e tyre për muajin mars. Projekti parashikon dhe punësimin e më shumë njerëzve, të cilët do të ndihmojnë përpjekjet e mjekëve kundër infeksionit. Është planifikuar dhe blerja e pajisjeve personale dhe kolektive mbrojtëse.

Mund të ndiqni informacionet më të rëndësishme të lidhura me COVID-19 në Bullgari në seksionin tonë të posaçëm në gjuhën shqipe.

Më shumë nga rubrika

Rritja e shqetësimit ndër bullgarët për shkak të COVID-19

6% prej bullgarëve e kanë kaluar  COVID-19 , ndërsa 5% aktualisht janë  të sëmurë me koronavirus, tregon një studim i Institutit për studimin e popullsisë dhe njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Rritet ndjeshëm shqetësimi nga..

botuar më 20-11-22 5.03.MD

Shkupi ka frikë nga ndikimi bullgar përmes Korridorit 8

Në një kohë të afërt nuk do të ketë ndryshim të konsiderueshëm në qëndrimin e Shkupit ndaj çështjeve të shtruara nga Bullgaria, tha për BNR doc. Milen Mihov, Zëvendëskryetar i VMRO . “Histeria antubullgare” pritej. Ajo duhet të parandalojë..

botuar më 20-11-22 4.43.MD

FKSHB kërkon shpalljen e karantinës 3 javore në vend

Sipas modelit të një sërë shtetesh evropiane duhet të forcojmë masat kundër epidemisë dhe të shpallet një karantinë së paku tre javore, tha për TV ”Evropa” Valeri Simeonov, lider i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, parti e cila është në..

botuar më 20-11-22 2.51.MD