Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violinistja Tanja Tingarova – një jetë si përrallë

Një vajzë në moshën 30 vjeçe që ka udhëtuar në mbarë botën për shkak të talentit të vet – kështu shkurtimisht mund të përshkruajmë violinisten Tanja Tingarova, e cila ka lindur në Plovdiv. Ajo thotë se ka filluar t’i bjerë veglës magjike që në moshën 6 vjeçe, por dashuria e saj ndaj violinës ka lindur mjaftë më vonë. Në moshën 13 vjeçe Tanja u nis për në SHBA, që të bëjë studime në një prej akademive më të njohura muzikore në vendin e mundësive të pakufizuara.

Akademia e ka emrin Idyllwild Art Academy dhe është në Kaliforninë e Jugut. Ajo ndodhet në majën e një mali të lartë, në një pyll halor dhe është ndërtuar mbi një varrezë indiane. Atje ishim në izolim në vazhdim të pesë viteve pikërisht kur isha adoleshente. Duhej të adaptohesha në këtë situatë, duke qenë larg të afërmve dhe familjes sime. Atje takova njerëz nga mbarë bota dhe fëmijë të liderëve politikë, regjisorë dhe aktorë nga Hollivudi. Banonim në një mjedis në të cilin të gjithë duhej të zhvilloheshim shkëlqyeshëm, që ta përfaqësojmë akademinë në botë në mënyrën sa më të mirë.”

Shumë prej pushimeve të saj bullgarja i ka kaluar tek prindër strehues familjarë. Qëndrimi atje, si dhe në akademi, e mësuoi për të qenëshumë e pavarur dhe që në moshën 13 vjeçe ajo i përballonte të gjitha sfidat në jetë. Dhe kështu në vazhdim të dhjetë viteve, kur violinistja e re pati fatin e mirë për të realizuar akoma një udhëtim të madh në një botë krejt të ndryshme.

U ktheva në Bullgari dhe mora ftesë për të bërë pjesë në një duet në një hotel me pesë yje në Oman. Deri atëherë nuk e dija asgjë për Lindjen e Mesme. Kisha nevojë për qetësinë dhe mikpritjen e sinqertë të njerëzve atje pas betejës për të mbijetuar në Nju Jork.”

Pas kësaj si në një përrallë arabe erdhi një seri prej ofertash dhe mundësish të papritura.

Banoja përsëri në Bullgari, por kisha shkuar për pak në Dubai që të xhiroja një spotin tim. Më pyetën disa miq nëse dua të bëhem pjesë e orkestrës, e cila shoqëronte shfaqjen eAndrea Bocellinë Abu Dabi.Nuk kam menduar se kjo është e mundur, më dukej si një ëndërr. Mirëpo, u binda se po të punosh me këmbëngulje ky qëllim është i arritshëm dhe real.

Dhe pikërisht atëherë erdhi ftesa më e befasishme. Disa ditë para një dasme në familjen e Emirit të Katarit violinistja u ftua si interpretuese:

Atëherë isha në Dubai dhe menaxheri im më telefonoi me kërkesën që të nisem urgjentisht për në Katar, ku të kem shfaqje – na tregon Tanja. – Për pak të mos e kap aeroplanin, ndërsa autoritetet e emigracionit në Katar më pyetën se pse jam atje dhe ku do të kem koncert. Unë nuk arrita t’u përgjigjem sepse celulari im ishte pa bateri pikërisht në këtë moment. Për fat të mirë mora leje. Një shofer më priste dhe më çoi para një monumenti të jashtëzakonshëm, i cili ishte pallati i Emirit të Katarit. Duhej të jepja koncert për dasmën e nipit të tij, i cili martohej me mbesën e Emirit të Dubait. Atëherë bëja pjesë në një kuartet me akoma tre muzikantë. Çdo një prej nesh ndodhej në një piedestal nën një hark të ndryshëm. Në momentin kur fillova të luaj në veglën muzikore pashë një video-mur të madh, ku më shihte tërë publiku. Atëherë duhej të improvizonim, por të gjithë ishin shumë të kënaqur.

Pas këtyre përjetimeve të paharrueshme ndër pjesëmarrësit e familjes mbretërore arabe Tanja ka punuar si muzikante në një kroçer, me të cilin ka udhëtuar në pothuajse të gjithë botën.

Sot violinistja ndihet e lumtur në qytetin e saj të lindjes Plovdiv, xhiron spote në sfondin e natyrës së bukur bullgare dhe në këtë mënyrë kontribuon për popullarizimin e vendit tonë në botë. “Gëzohem se pas kaq shumë udhëtimesh në kërkim të lumturisë përsëri jam në atdhe” – tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Tanja Tingarova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lili Ivanova me një koncert në sallën legjendare "Flagey" në Bruksel

Pas një pauze dhjetëvjeçare, ylli i estradës bullgare, Lili Ivanova, do të mbajë sërish një koncert të madh në Bruksel. Ngjarja është më 6 mars në orën 20:00 me orën lokale në sallën legjendare "Flagey" të kryeqytetit belg dhe është nën patronazhin e..

botuar më 24-03-06 10.50.PD

“Fjalë pa gënjeshtra” – një këngë nga albumi i fundit “Puzzle” i formacionit B.T.R.

Një nga grupet më të njohura dhe më të dashura të rokut bullgar – B.T.R., gjatë vitit 2024 shënon 30 vjetorin e tij. Muzikantët e festuan këtë përvjetor në fund të vitit të kaluar me një koncert të madh, i cili u prit me shumë interes nga publiku. Në..

botuar më 24-03-06 7.50.PD

"Më jep dashuri" mbledh në një duet Hristijana Dankova dhe Kristijan Jankullov

Dy interpretues të rinj, por tashmë të njohur - Hristijana Dankova dhe Kristijan Jankullov - prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët "Më jep dashuri". Kjo baladë e bukur pop i kushtohet dashurisë,të cilën sot rrallë e gjejmë në formën e..

botuar më 24-03-05 7.40.PD