Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza me koronavirusin nxori nga zemrat tona virtyte si simpatia dhe mirësia

Gjimnazi “Rajna Knjaginja” në qytetin Haskovo

Të mësuar me jetën tonë të përditshme, me fytyrat e ngrysura, me apatinë ndaj nevojtarëve, me reagimet e nervozizmit dhe të mostolerancës, në këto ditë të sprovave gjithnjë e më shumë nxjerrim nga vetja të mirën e fshehur.

Të prekur nga reportazhet për mungesën e mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, mësuesit dhe nëpunësit në shkollën e mesme profesionale për industrinë e lehtë “Rajna Knjaginja” në qytetin Haskovo (Bullgari Jugore) vendosën të blejnë stofra dhe të qepin sa më shumë maska mbrojtëse. Që të gjithë ata mblodhën paratë e nevojshme, inxhinierët në shkollë punuan skicën, kurse mësuesit u ulën pas makinave rrobaqepëse. Maskat e para i dhuruan shtabit të bashkisë dhe atij të rrethit të qytetit për ta luftuar koronavirusin, por premtuan se nuk do të harrojnë edhe pedagogët nëpër shkollat e tjera, fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe ndërmjetësuesit të cilët punojnë në terren.  

“Arritëm që nëpërmjet shembullit personal t’u tregojmë nxënësve tanë angazhimin tonë ndaj shoqërisë dhe kjo pikërisht është më e rëndësishmja dhe jo sesa para kemi mbledhur”  thotë Rosica Ivanova, drejtoresha e gjimnazit. Sipas fjalëve të saj, nxënësit e shkollës po kështu duan të përfshihen, por tani për tani nuk është e mundur, me qenë se u është e ndaluar të hyjnë në godinë. Por drejtoresha është kategorike se në gjimnaz do të vazhdojnë të qepin maska, edhe në periudhën kur epidemia do të kalojë, sepse “këto mjete mbrojtëse do të jenë gjithmonë të domosdoshme”.


Me modelet e veta të bukura me yje, kafshë dhe lule, një ndërmarrje sociale në kryeqytet arriti t’u dhurojë gëzim dhe buzëqeshje mjekëve dhe policëve. Në vend që të qepë port-bebe, si zakonisht, firma e Desisllava Jankovës për dhjetë ditë punoi 3 mijë maska, duke e ndaluar krejtësisht veprimtarinë e vet, e cila e ndihmon të fitojë bukën e gojës. Por, ky nuk është gjesti i parë i bamirësisë i kryer nga kjo kompani e vogël. Përpara 2 vjetëve ndërmarrja filloi një aksion për gjumë të sigurt për bebet “Port-bebe me kauzë” dhe u dhuroi 50 reparteve të lindjes në të gjithë vendin artikuj, të cilët evitojnë rrezikun nga i ashtuquajturi “sindrom i vdekjes së papritur të foshnjëve“.

Kurse një firmë në qytetin Shumen (Bullgari Veriore), me ndihmën e 3D printerëve punoi falas mbrojtëse të fytyrës. Specialistët u përfshinë në iniciativën kombëtare, të përkrahur deri në këtë moment nga firmat dhe qytetarët në të gjithë vendin, të cilët bashkë mundën të prodhojnë 1400 nga përgjithësisht 1500 mjetet mjekësore, për të cilat ishte deklaruar se spitalet kanë nevojë.


“Ndërkohë nga spitalet porositën akoma 800 copë”, thotë Mihaell Vërbanov, përfaqësues i ndërmarrjes së qytet Shumen, e cila do të punojë dhe mbrojtëse të fytyrës dhe për stafin spitalor në qytetin e vet.Nuk do të ndalojmë të punojmë, dhe do të përpiqemi të dëkojmë produktet tona deri tek secili mjek që ka nevojë për to”, shton ai.

Në të gjithë vendin njerëz të veçantë, firma të vogla dhe më të mëdha demonstrojnë një simpati dhe keqardhje përmes dhurimit dhe gjesteve të ndryshme të përkrahjes. Por, a duhej që të vijë kjo kohë krize që të mund të zbulojmë ndjeshmërinë dhe dhembshurinë?

“Shoqëria jonë gjithmonë ka demonstruar virtyte si morali dhe të mirësia – është e bindur Rosica Ivanova.Më kujtohet sesi një djalë nxori udhëtarët nga një autobus i djegur, sa shumë njerëz ndihmuan gjatë përmbytjes në fshatin e afërt Biser. Shoqëria jonë gjithmonë ka qenë e sjellshme dhe zemërmirë, e mëshirshme dhe e ndjeshme. Dhe tani, kur kemi nevojë më të madhe prej solidariteti, shikojmë bullgarë të cilët nuk duan të thonë emrat e tyre, por dhurojnë dhe ndihmojnë. Në përgjithësi e gjithë shoqëria e bën këtë në një ose tjetër mënyrë - mjekët në të ashtuquajturën “vijë të parë e frontit”, ndërmarrjet të cilat qepin maskat, njerëzit, të cilët kanë mbetur nëpër shtëpitë e tyre bashkë me fëmijët e vet e në këtë mënyrë ndihmojnë të mos shpërndahet infektimi. Kjo më frymëzon të bëjë edhe më shumë dhe të vazhdoj të dhuroj punën time dhe pikërisht mbi këtë temë do të bisedojmë me nxënësit kur kthehemi në shkollë. Çdo ditë duhet të informohen njerëzit për “Të mirën e ditës”, që të dinë se në qoftë se ndonjëherë kalojnë një situatë të ngjashme, asnjë prej tyre nuk do të mbetet i vetëm.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD