Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

COVID-19 në Bullgari: Dita e 26

Foto: BGNES

Nxënësit do të hyjnë në shkollë jo më herët nga 14 maji

Ende nuk ka risk për anulimin e vitit shkollor, në qoftë se gjendja e jashtëzakonshme vazhdon deri në13 maj, është i mendimit Ministri i Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev. Sipas fjalëve të tij ka të ngjarë që provimet e pjekurisë të shtyhen deri në 30 maj dhe 1 qershor, ndërsa provimet pas klasës së 7 do të mbahen nga 13 deri në 15 qershor. Ministria do të ketë gatishmëri që të japë më herët diplomat në rast se ndonjë universitet evropian i tërheq më herët provimet e pranimit.

25 veta janë mjekuar nga COVID-19 në Bullgari

Sipas të dhënave të Shtabit Operativ Kombëtar rastet e konfirmuara të COVID-19 në Bullgari janë 457. Deri tani kanë vdekur gjithsej 10 veta, ndërsa 25 të tjerë janë shëruar dhe kanë ikur nga spitali. Rastet e reja të regjistruara deri në këtë moment më 2 prill janë 8 dhe të gjithë janë në Sofje. 179 persona të infektuar me COVID-19 janë vendosur në spital, ndërsa 18 prej tyre janë në repartin e urgjencës. 20 prej të infektuarve me COVID-19 janë punonjës mjekësorë. Mosha mesatare e të vdekurve ulet nga 66 në 61 vjeç. Meshkujt e infektuar me virusin në Bullgari janë më shumë – 258, ndërsa gratë janë 199.

Supozohet se numri i të infektuarve në Bullgari është më i lartë

Ndoshta numri i të infektuarve në Bullgari është disa herë më i lartë. Deri tashti zbulojmë 2 në çdo 11 të infektuar me koronavirus. Prandaj duhet të jemi fanatikë në respektimin e distancës fizike, tha gjeneral Mutafçijski, shef i Shtabit Kombëtar për luftimin e epidemisë. Kur ndalon rritja e numrit të të ngjiturve dhe i të sëmurëve atëherë do të raportojmë para qeverisë se masat e jashtëzakonshme mund të dobësohen. Priten testet e akoma 30 deputetëve. Ndërkaq, u bë e qartë se Kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it Daniella Daritkova dhe deputetja nga partia e njëjtë Daniella Maleshkova kanë rezultuar me teste pozitive për koronavirus. Ato janë në gjendje të mirë, por do të vendosen në karantinë në vazhdim të 28 ditëve në shtëpitë e tyre. Tani për tani nuk ka të infektuar ndër 200 policët e testuar. Shihet një tendencë e infektimit të personelit mjekësor, njoftuan nga shtabi – janë ripohuar 20 raste të tilla.

Sipas ekspertëve vdekshmëria nga COVID-19 në Bullgari do të jetë e ulët

Ne jemi ende në fillim të epidemisë, tha para mikrofonit të BNR-së Kosta Kostov, koordinatori i Këshillit të ekspertëve mjekësorë pranë qeverisë. Presim se lakorja e të infektuarve nuk do të jetë e pjerrët. Sipas analizave të përvojës së deritanishme në botë mendojmë se virusi është më i rrezikshëm dhe më vdekjeprurës në krahasim me koronaviruset gjatë viteve 2003, 2010 dhe 2011. Në situatën e vdekshmërisë aktuale në Bullgari ekspertët shpresojnë se në se i respektojmë të gjitha udhëzimet, do ta kapërcejmë epideminë pa përqindje të lartë të të vdekurve. Profesori Kostov tha se duke pasur parasysh ecurinë e deritanishme të krizës, sipas tij vdekshmëria në Bullgari nuk do të arrijë nivele të larta.

Një e treta e punëdhënësve planifikojnë shkurtime të personelit

Qeveria u ofron bizneseve ndihmë me pagimin e rrogave të personelit në raport 60/40, ku shteti do të paguajë pjesën më të madhe të rrogave. Por kjo masë nuk do të përdoret nga shumë punëdhënës. Sondazhi online i zhvilluar në periudhën 31 mars – 1 prill 2020 nga Dhoma Ekonomike Bullgare tregon se këtë mundësi do ta shfyrtëzojnë vetëm 8 % prej punëdhënësve. 44% prej tyre kanë më pak se 10 nëpunës. 33% prej punëdhënësve të përfshirë në analizë planifikojnë shkurtim të pjesshëm të personelit për shkak të krizës ekonomike, 21% do të detyrojnë nëpunësit e tyre të përdorin pushimin vjetor, 10% përkohësisht do të pakësojnë pagat e punëtorëve. Sipas të dhënave të shpallura nga Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva që nga fillimi i pandemisë çdo ditë rreth 2500 veta në Bullgari mbeten pa punë.

Rriten kërkesat për ndihma sociale

Vetëm në kuadrin e një dite 4 700 bullgarë të papunë janë regjistruar në Zyrat e Punësimit, bëri të ditur Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Dencia Saçeva. Ky është një prej shkaqeve që qeveria të kërkojë aktualizim të buxhetit, që të mund t’i përgjigjet nevojës për ndihma sociale. Aktualisht 23 mijë veta do të përfitojnë nga ato, por çdo ditë rreth 2 500 veta humbasin punën e tyre që nga fillimi i epidemisë. 45 mln leva janë destinuar për bashkitë për të ashtuquajturin “kujdes patronazhi”. 17 000 bullgarëve do t’u sigurohet drekë, ndërsa me ndihmën e Kryqit të Kuq Bullgar do të shpërndahen pako ushqimore 45 000 nevojtarëve.

142 mijë bullgarë janë kthyer në vend për shkaktë krizës

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari deri në fund të marsit në vend janë kthyer 142 093 bullgarë, njoftoi drejtori i Policisë Kufitare komisionari i përgjithshëm Svetllan Kiçikov. Sipas tij fluksi i të kthyerve tashmë është më i ulët. Pothuaj i njëjti është dhe numri i bullgarëve që kanë dalë jashtë vendit për këtë periudhë.

Komisionari tha gjithashtu se në pikat e kontrollit në kufijtë me Rumaninë dhe Greqinë po funksionojnë “korridoret e gjelbra” për kalimin  e shpejtë të maunave dhe kamionëve që transportojnë mallra dhe kështu kalimi i një kamioni bëhet për 3 minuta. Duke llogaritur dhe punën e doganave, qëndrimin në PKK rrallë vazhdon më shumë se 15 minuta. 

Izolimi i plotë ulet me 50 për qind infektimin me COVID-19

Përgjysmë ulet përhapja e virusit në izolim të plotë. Nëpërmjet tij nga vdekja ishin të mbrojtur 59 mijë veta. Testimi nuk krijon një tablo të plotë as të të infektuarve, as të karantinës, tha për Radion Kombëtare Bullgare doktoresha Velisllva Petrova, biologe molekulare dhe konsultuese e inovacioneve shëndetësore në OKB. Ajo citoi raportin e Imperial College në Londër për ndikimin e masave kundër përhapjes së COVID-19. Sipas përvojës së Kinës ka nevojë për testim të gjerë, por ai është lidhur me sigurim financiar dhe resurse njerëzore.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Cankova dhe zyra informative e Radio Bullgarisë




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD