Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni parlamentar për energjinë miratoi ndryshime në Ligjin për energjetikën për shkak të çmimit të ulur të gazit natyror

Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova
Foto: BGNES

Komisioni parlamentar për energjinë miratoi në lexim të parë me 12 vota “pro” dhe 6 “kundër” ndryshimet në Ligjin për energjetikën. Qëllimi është që të rregullohet mekanizmi i kthimit të shumave në kuadrin e kontratave të lidhura mes “Bulgargaz” si furnizues publik i gazit natyror, dhe klientëve të tij, pasi u arrit marrëveshje për çmim më të ulët të gazit natyror mes kompanisë ruse “Gazprom” dhe “Bulgargaz”. Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova rekomandon që ndryshimet në Ligj të mos e prekin tregun e lirë të gazit natyror.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD