Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

COVID-19 në Bullgari: Dita e 28

Foto: Ani Petrova, BNR

17 janë të vdekurit nga COVID-19 në Bullgari deri më 4 prill

Tre veta vdiqën nga COVID-19 në Bullgari më 4 prill. Edhe tre viktimat, pacientë të spitaleve të kryeqytetit, kanë vuajtur nga sëmundje kronike. Kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve në Bullgari bëhet 17. Rastet e ripohuara të të infektuarve me virusin në vend janë 503, pacientët e shëruar janë 34.

192 veta të infektuar me COVID-19 janë vendosur në spital, 26 prej tyre janë në repartin e urgjencës. 287 prej rasteve të regjistruara në Bullgari janë meshkuj, përkatësisht 216 janë gratë e infektuara. Mosha mesatare e personave me koronavirus është 47 vjeç.

Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar Vencisllav Mutafçijski u bëri apel qytetarëve për të mos shkuar në kishë dhe të mos takohen gjatë festave të Pashkëve, që të mos përhapet infeksioni.

Bullgaria informoi zyrtarisht Këshillin e Evropës për masat e ndërmarra për përhapjen e koronavirusit

Bullgaria ka informuar zyrtarisht Këshillin e Evropës për gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në Bullgari më 13 mars 2020, për Ligjin për masat dhe veprimet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe për ndryshimet në Ligjin për shëndetin që hynë në fuqi më 14 mars 2020. Masat u ndërmorën për shkak të pandemisë së filluar dhe të domosdoshmërisë absolute për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe kufizimin e përhapjes së COVID-19. Kufizimi i përkohshëm i disa prej të drejtave të qytetarëve dhe të personave që aktualisht ndodhen në territorin e vendit, do të vazhdojë deri në fund të gjendjes së shpallur në vend, thuhet në njoftim.

Kryeministri Bojko Borisov: Pas 2-3 javësh do të jemi në ferr dhe nuk ka kuptim të flasim për punonjësit sezonalë

Me rastin e rekomandimit të Komisionit Evropian për lehtësimin e lëvizjes së punonjësve sezonalë, Kryeministri bullgar komentoi para gazetarëve se tani nuk është momenti për t’u debatuar kjo çështje. Ai sqaroi se nuk është kundër lëvizjes së lirë të njerëzve, përfshi këtu dhe emërimin e punonjësve sezonalë nga vende anëtare të BE-së, por sipas tij shtetasit bullgarë nuk duhet të shkojnë në vende të rrezikuara, si Austria, ku u emëruan urgjentisht infermiere bullgare. “Mendoj se nuk është e drejtë që ata të shkojnë për të punuar atje dhe pas skadimit të kontratave të kthehen në Bullgari, ta transmetojnë infeksionin dhe për këtë të vuajnë të gjithë qytetarët e tjerë në vend” – vuri në dukje Borisov. “Pas dy-tre javësh ndoshta do të jemi në ferr dhe nuk ka kuptim të flasim për punonjësit sezonalë, ende nuk e kemi arritur më të keqen, por po shkojmë ngadalë atje” – ishte kategorik Borisov.

Aplikacioni i ri mobil Virusave do të na orientojë në kushtet e pandemisë

Sot në një briefing në Këshillin e Ministrave u prezantua një sistem informativ kombëtar për luftimin e COVID-19. Ai do ta lehtësojë punën e Shtabit Operativ Kombëtar, institucionet shëndetësore dhe aksesin tek informacioni. Nëpërmjet tij qytetarët do të mund të japin informacion për gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe të informohen për përhapjen e sëmundjes në vend dhe në rajonet e veçanta. Sistemi siguron kontakte me mjekë të ndryshëm, bashki, inspektorate të ndryshme regjionale, Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), vullnetarë etj.

Sistemi është krijuar në bazë të një software për analiza, i cili është përdorur në aplikacione mobile në Singapor, Itali, Korenë e Jugut dhe Tajvan.

Të gjithë do të kenë akses tek aplikacioni në kuadrin e disa ditëve nëpërmjet aplikacionit Virusave.

Bullgaria në luftën botërore kundër COVID-19

Dy uzina në vend testojnë prodhimin e respiratorëve dhe në qoftë se janë të suksesshme do të dërgohen për t’u certifikuar në Evropë. Këtë e deklaroi në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave Kryeministri Bojko Borisov. Ai vuri në duke se dy prej shteteve më të zhvilluara evropiane kanë testuar veshje mbrojtëse të prodhuara në Bullgari dhe kanë porositur mijëra të tilla. Në vend janë prodhuar gjithashtu pajisje të tjera mbrojtëse, të cilat do të dërgohen në laboratorë për t’u certifikuar.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD