Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më të prekur nga kriza janë turoperatorët që organizojnë ekskursione jashtë shtetit

Ministrja e Turizmit Nikolina Angelkova
Foto: BGNES

Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova bëri të ditur se për periudhën nga 13 marsi deri në 1 qershor rreth 300 000 bullgarë kanë bërë rezervime për udhëtime jashtë shtetit, gjë që tregon përmasat e krizës në sferën e turizmit. Sipas studimeve punonjësit e gjysmës së turoperatorëve në vend janë me leje pa pagesë, ose me pagesë. Disa të tjerë kanë në plan të pushojnë nëpunësit e vet, në qoftë se kriza vazhdon. Vetëm 10 për qind kanë ruajtur një pjesë të madhe të punonjësve të vet, theksoi Ministrja e Turizmit dhe përsëri shprehu shpresë që sivjet Bullgaria të ketë stinë të vonshme turistike verore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dënoi sulmin e 14 prillit ndaj Izraelit dhe bëri thirrje për përmbajtje

Ambasadori i Iranit në Bullgari, Alireza Irvash, u thirr në një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme më 16 prill 2024 për shkak të sulmit të Iranit ndaj Izraelit më 14 prill 2024. Gergana Karaxhova, Drejtore e Përgjithshme në “Çështjet Politike”..

botuar më 24-04-18 9.11.PD

Sot festojmë Ditën Botërore të Radio Amatorëve

Më 18 prill festojmë Ditën Botërore të Radio Amatorëve. Në këtë datë në vitin 1925, u themelua Organizata Ndërkombëtare e Radio Amatorëve IARU. Në Bullgari, nisja e lëvizjes së organizuar të radio amatorëve u hodh në vitin 1926, kur u mblodhën 38..

botuar më 24-04-18 8.25.PD

Plantacioni i parë i fëstëkut të Damaskut u shfaq në Bullgari

Për herë të parë në Bullgari afër Sandanskit (Bullgaria Jugperëndimore) mbollën një plantacion me 22 hektarë fëstëkë të Damaskut. Investimi i përket një biznesmeni nga Sofja, njoftoi BNT. Korrja e parë pritet në 2-3 vjet. Njerëzit në rajonin..

botuar më 24-04-18 6.20.PD