Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pashkët – në tempull, ose online – rregulla dhe mundësi

Të lutemi në shtëpi, për këtë bëri apel Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare. Megjithatë tempujt ortodoksë mbeten të hapur, si gjatë Javës së Madhe, ashtu dhe gjatë Pashkëve, por të gjitha shërbimet fetare zhvillohen duke u respektuar strikt kërkesat e Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit.

Të gjithë besimtarët që do të mbeten në shtëpi, do të kenë mundësinë t’i ndjekin liturgjitë online. Fillimi u vu Të Shtunën e Ngjalljes së Llazarit dhe në Ditën e Dafinave, kur në faqen zyrtare në Facebook të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare u organizua ndjekje në masë e shërbimeve në katedralen patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”.

Mitropoliti i Varnës dhe i Presllavit të Madh Joan bëri të ditur se të gjitha shërbesat në tempujt për Pashkët do të transmetohen online në faqen e Mitropolisë në Facebook.

“I drejtoj lutje popullit bullgar për të mos kaluar nën savan dhe të mos e puthë” - vuri në dukje ai para Radios Kombëtare Bullgare.


Edhe Manastiri i Trojanit “Fjetja e Shën Mërisë” bëri të ditur se shërbimet fetare me rastin e Pashkëve mund të shihen online, përsëri me anë të Facebook.

Manastiri është themeluar në fillim të shekullit të XVII nga disa murgj, të cilët kanë sjellë në “Ballkanin e Trojanit” një ikonë çudibërëse të Shën Mërisë. Ky është manastiri i tretë për nga madhësia në Bullgari dhe është një vend tërheqës për besimtarët, jo vetëm gjatë festave.

Katedralja “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” në Burgas gjithashtu do të transmetojë online ritualet kishtare Të Enjten e Madhe gjatë të gjitha ditëve të Pashkëve.

Njerëzit të cilët nuk kanë akses në internet do të mund t’i ndjekin shërbimet e Pashkëve me anë të programit kombëtar të Radios Kombëtare Bullgare “Horizont”.

Sipas traditës Televizioni Kombëtar Bullgar gjithashtu do të transmetojë live liturgjinë festive me rastin e Pashkëve në tempullin “Aleksandër Nevski”, si në eter, ashtu dhe online në sajtin e vet.

Shërbime kishtare zhvillohen tërë javën edhe në tempujt e tjerë ortodoksë në vend.

Në të gjitha kishat ortodokse respektohen masat parandaluese kundër përhapjes së infeksionit të Covid-19:

  • Po dezinfektohet tërë brendësia e tempullit, përfshi këtu ikonat dhe stolat ku ulen besimtarët. Të gjithë qilimat etj. duhet të hiqen nga tempujt.  
  • Besimtarët duhet të hyjnë në tempull sipas rregullave, ndërsa nëpunësit e tempullit duhet të kujdesen për respektimin e rendit.
  •  Besimtarët janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse dhe të mbajnë distancën e domosdoshme mes tyre.
  • Priftërinjtë të cilët kanë madje simptomat më të vogla të sëmundjes nuk duhet të marrin pjesë në shërbimet fetare.
  • Nuk është lejuar grumbullimi i shumë njerëzve në tempull dhe kjo do të kontrollohet nga përfaqësuesit e policisë.

Priftërinjtë do t’i zhvillojnë shërbimet pa maska, sepse do të jenë në altar në një distancë të parrezikshme për njerëzit. Nuk është lejuar shitja e luleve dhe qirinjve afër kishave. Në tempuj policët do të hyjnë vetëm në rast domosdoshmërie. Policia do të ruajë të gjitha 4000 kishat dhe manastiret në vend.

Të gjitha institucionet e angazhuara në luftimin e virusit u bëjnë thirrje qytetarëve për t’i festuar Pashkët në shtëpi dhe të pakësojnë deri në minimum kontaktet e veta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD