Programi i ditës

Së bashku në krizë:

Këngëtari folklorik Dobrin Dobrev: Njerëzit në Qipro i respektojnë masat e shpallura nga qeveria

Nikozia, 22 prill 2020, një grua e moshuar kalon pranë statujës së Perëndeshës Athina
Foto: EPA/BGNES

“Përshëndetje të gjithëve nga Qiproja e ngrohtë. Këtu moti është shumë i bukur dhe vërtetë është keq se jemi mbyllur në shtëpi, por duhet të jemi të disiplinuar deri në fund” –me këto fjalë filloi biseda me bashkatdhetarin tonë Dobrin Dobrev i cili që prej vitesh banon në Qipro, por nuk ka ndërprerë lidhjet e veta me mëmëdheun.Madje para disa muajsh incizoi për fondin e Radios Kombëtare Bullgare këngë të bukura folklorike. Siç dihet në këtë vend ka bullgarë që nga Mesjeta, megjithëse ata nuk ekzistojnë si grup i veçantë etnik. Sot bullgarët janë rreth 25 000, por sipas bashkëfolësit tonë numri i tyre vazhdimisht po ulet.

Dobrini është një këngëtar i talentuar bullgar, ka talent letrar – shkruan vargje, ese, tregime, ka libra të botuar. E ka kaluar fëmijërinë në Dobruxha. Më vonë ka qenë nxënës i Verka Siderovës, një prej “zërave të artë” të Bullgarisë, gjë që e ka ndryshuar jetën e tij. Me se merret në Qipro dhe çfarë masash u shpallën atje për shkak të epidemisë së koronavirusit:

“Mendoj se të gjithë në Qipro, me përjashtime të vogla, janë të disiplinuar dhe i respektojnë masat e shpallura nga qeveria. Përndryshegjoba është nga 300 deri në 400 euro. Dalim një herë në ditë për dy orë, pasi dërgojmë një mesazh telefonik.Punojnë ushqimoret dhe farmacitë. Ka fluturime çartër. Kishte një të tillë para disa ditësh deri në Bullgari, me bashkëpunimin e ambasadës sonë këtu.Çdonjëri, i cili kthehet në Qipro, shkon në vendet e caktuara për karantinën e detyrueshme 14 ditore, zakonisht në hotele. Kishte testim të të gjithë punonjësve në ushqimore, bukatorë dhe supermakreke.

Unë jam drejtor i një qendre informative në Limasol dhe pronar i një dyqani për ushqime bullgare. Për shkak të punës mirëmbaj kontakte me shumë bullgarë. Mund të them se ata ndihen mirë tani. Unë personalisht nuk kam dëgjuar për bullgarë të prekur nga koronavirusi. Shumë prej tyre thonë se duan të largohen përgjithmonë nga Qiproja, gjë që për mendimin tim është shumë bukur, sepse vendi i bullgarëve është në Bullgari. Gjatë festave të Pashkëve të gjitha kishat u mbyllën dhe liturgjitë transmetoheshin nga televizioni kombëtar.”

Dobrin Dobrev e shfrytëzon kohën e karantinës që të punojë mbi një repertor të tij të ri. Ka marrë ftesë nga Radioja Kombëtare Bullgare për të incizuar këngë të reja.

“Përveç kësaj lexoj libra, dëgjoj muzikë dhe kjo e mbush tërë botën time. Desha t’u urojë të gjithëve shëndet, optimizëm, kurajë dhe durim!

Në përfundim do të them se sot këngëtarja e madhe e Dobruxhës, mësuesja ime e shtrenjtë Verka Siderova mbush 94 vjeç. Le të jetë shëndosh e mirë! Le të shijomë bukurinë e interpretimeve të saj të mrekullueshme, të cilat ruhen në fondin e Radios Kombëtare Bullgare dhe gëzojnë adhuruesit e saj të shumtë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES dhe arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Paraqitja e zakoneve të lidhura me ditën e Shën Varvarës

Tre festa në fillim të dhjetorit shënojnë kalimin nga vjeshta në dimër

4 dhjetori është festa kishtare e Dëshmores së Madhe të Shenjtë Varvara , e festuar si nga Ortodoksia, ashtu edhe nga Katolicizmi. Varvara ishte një vajzë nga një familje fisnike, е cila vdiq për besimin e saj të krishterë në fillim të..

botuar më 22-12-05 9.21.PD
Foto: Muzeu Historik Rajonal i Sofjes

Në "dasëm" në Muzeun Historik Rajonal të Sofjes

Çfarë ndryshimesh pësuan traditat e dasmave bullgare pas çlirimit në vitin 1878? Si qyteti, si qendër tërheqëse për një lloj të ri jetese, ndryshon edhe dasmën? Çfarë solli socializmi në periudhën 1944-1989? Përgjigjet për këto dhe shumë pyetje të..

botuar më 22-11-17 7.15.PD

Grupe folklorike bullgare nga e gjithë bota takohen në Sofje

Formacione folklorike bullgare nga mbarë bota mblidhen në Sofje nga 11 deri më 13 nëntor 2022 në një takim seminar. Qëllimi është të vihet fillimi i një seri takimesh vjetore të udhëheqësve të formacioneve të ngjashme të bullgarëve jashtë shtetit. Këtë..

botuar më 22-10-30 12.05.MD