Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doktoresha Srebra Rodopska ka zhvilluar vaksinën bullgare të tuberkulozit

Foto: pixabay

Rreth pandemisë së Covid-19, një vaksinë me kontribut bullgar tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve nga e gjithë bota. A është e vërtetë se sistemi imun i njerëzve të imunizuar kundër tuberkulozit u reagon infeksioneve, e pyesin veten ata, duke shpresuar që studimet klinike t’i japin përgjigje pyetjes më të rëndësishme - a mundet e ashtuquajtura BCG-vaksina /kundër tuberkulozit/ të përdoret në luftën me koronavirusin.

Duke e punuar variantin bullgar të vaksinës kundër tuberkulozit në mesin e shekullit të kaluar, doktoresha Srebra Rodopska  mbase nuk ka menduar fare se një ditë zbulimi i saj, i cili ka ndihmuar për çrrënjosjen e “mikeshës së verdhë”, siç e kanë quajtur në atë kohë tuberkulozin në një sërë vendesh nëpër botë, disa dekada më vonë do të frymëzonte shpresë për luftimin e një sëmundjeje tjetër të rrezikshme.

Srebra Rodopska lindi në qytetin Sofja gjatë vitit 1913, kurse vdekja e vëllait të saj të vogël nga shytat, që herët e paracaktoi rrugën e saj të një mikrobiologe, e cila frymëzohej nga më të mirët.

Vajza kureshtare mbaroi mjekësi dhe menjëherë pas kësaj shkoi në Institutin Shkencor të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë. Në atë kohë në vendin tonë përhapej tuberkulozi dhe shumë njerëz vdisnin.

BCG-vaksina e Allbert Calmette dhe Camile Guerin tanimë ekzistonte tek ne, por ishte kaq e shtrenjtë, se nga ajo mund të përfitonin vetëm prindërit më të pasur dhe të arsimuar.Doktoresha Srebra Rodopska  vendosi që t’ia përkushtojë jetën e saj parandalimit të përhapjes së sëmundjes tek ne. 

Një fotografi e BCG vaksinës nga laboratorët e institutit francez “Pasteur” nga marsi i vitit 1931

“Gjatë vitit 1948 ajo u nis për në Paris bashkë me gjyshin tim (profesori Tasho Tashev), i cili shkonte të specializonte në lëmin e sëmundjeve të brendshme - tregon mbesa e saj Srebrina Bobeva në një intervistë para Radios Kombëtare Bullgare. -Afro 1 vit kaloi në institutin “Pasteur”, ku punonte mbi bërjen e vaksinës së gjallë franceze kundër tuberkulozit. Pas kësaj e transferoi në vendin tonë dhe filloi të merret me punimin e variantit të saj bullgar.Gjatë vitit 1951 u zhvilluan imunizimet e para me vaksinën e re, por me qenë se 1% e të porsalindurve merrnin infeksion të nyjave të limfës, gjyshja ime vendosi se subshtami  nuk ishte i përshtatshëm. Duke kërkuar mundësi të reja ajo solli një tjetër, të zhvilluar në Rusi, dhe e përshtati me kushtet bullgare. Kështu tek ne filloi kalendari masiv i imunizimeve.”

Akoma gjatë vitit 1951, imunizimi kundër tuberkulozit u bë i detyrueshëm për të gjithë fëmijët e porsalindur dhe për fëmijët të cilët ishin nën 18 vjeç dhe sëmundshmëria në të gjitha moshat ra në mënyrë të ndjeshme. Ndërkohë vetitë e subshtamit të përpunuar bullgar shkaktuan një interes të madh  në konferencën e parë teknike  mbi BCG-vaksinën, e cila u zhvillua gjatë vitit 1956 në Gjenevë.Nga njohuritë shkencore të doktoreshës Srebra Rodopska përfituan një sërë shtetesh, si Japonia, Austria, Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia, Hungaria e të tjera, duke përsosur metodat e veta të prodhimit dhe të kontrollit.Kurse një doktorante e specialistes bullgare e transferoi vaksinën bullgare në Vietnam.

Që nga viti 1991 BCG laboratori prodhues bullgar është një nga tre laboratorët në botë, të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetit për furnizues të UNICEF-it dhe Pan American Health Organization. Sot vaksina bullgare përdoret në më shumë se 180 shtete.

“Gjyshja ime ishte e jashtëzakonshme - unë e kam mbajtur mend si shumë të zënë, shumë elegante, e cila vazhdimisht lexonte - vazhdon tregimin e vet Srebrina Bobeva.Në qoftë se duhet të dallojë një gjë, të cilën e kujtoj më qartazi për të, kjo është se ajo vazhdimisht ishte me libër nëpër duar.Dhe nuk flas vetëm për letërsinë shkencore, por më tepër për letërsinë artistike. Ajo ishte një femër tepër kureshtare dhe erudite, si dhe një gjyshe shumë e kujdesshme për katër nipërit e vet.”

Doktoresha Srebra Rodopska vdiq në moshën 93 vjeçe dhe deri në frymëmarrjen e vet të fundit lexonte librat e saj të dashur.

Përpiloi: Diana Cankova, sipas intervistës së I. Nedevës, BNR

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e „Radio Sofjes“

Kur BNR fliste polonisht

Sot programi i gjuhëve të huaja të BNR - "Radio Bulgaria" - "flet" në 11 gjuhë. Me kalimin e viteve disa janë shtuar, të tjera janë hequr nga numri total... I tillë është edhe fati i programeve në polonisht . Ato transmetoheshin në "Radio Sofje", siç..

botuar më 24-02-16 7.30.PD
Shën Kirill filozof

1155 vjet më parë Shën Kirili Filozof vdiq në Romë

Më 14 shkurt, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Fjetjen e Shën Kirilit Sllavobullgar - shkencëtar, teolog, edukator, krijues i alfabetit të parë sllav dhe një nga figurat më të ndritura të Evropës Mesjetare. I lindur në Selanik në vitin 827 me emrin..

botuar më 24-02-14 12.05.MD

Më 10 shkurt Kisha nderon kujtimin e Shën Harallambit

Më 10 shkurt nderojmë Shën Harallmbin e Magnezisë, martir i besimit. Sipas traditës bullgare, kjo është një nga festat e fundit dimërore. Që nga ajo ditë, njerëzit fillonin të punonin tokën pasi dimri kishte ikur. Martiri i shenjtë Harallambi jetoi në..

botuar më 24-02-10 9.10.PD