Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prefekti i Vidinit kërkoi ndihmë kundër Covid-19

Prefekti i Qarkit të Vidinit Momçill Stankov
Foto: Radio Vidin, BNR

Kriza e koronavirusit në Vidim vazhdon të jetë shumë e rëndë. Prefekti i Qarkit Momçill Stankov kërkoi ndihmë nga shteti dhe nga ushtria. Duke pasur parasysh se personeli i spitalit të qytetit është 450 veta, 43 prej tyre janë infektuar me koronavirus.

Stankov kërkoi nga Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e sëmundjes, Ministri i Shëndetësisë dhe Ministri i mbrojtjes ndihmë urgjente për dezinfektimin e spitalit.

Inspektori i përgjithshëm shtetëror për problemet e shëndetësisë Angell Kunçev, i cili është anëtar i Shtabit Operativ, tha para mikrofonit të BNR-së se nga pikëpamja epidemiologjike ka diferencë të konsiderueshme në rajonet e ndryshme të Bullgarisë.  Kështu në qarkun e Vidinit rastet me Covid-19 janë të shumta, derisa në Qarkun e Tërgovishtes ende nuk është regjistruar asnjë rast i konfirmuar, pavarësisht nga testimi i popullsisë, shpjegoi Kunçevi.