Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jafa, kryeqyteti bullgar i Izraelit në ditët e karantinës

E quajnë qytetin Jafa “Kryeqytetin bullgar të Izraelit”, pavarësisht se aty pothuajse nuk kanë mbetur njerëz të rinj, trashëgimtarë të hebrenjve bullgarë. Supozohet se ky është një nga vendbanimet më të vjetra në botë, ku janë zbuluar gërmime arkeologjike nga shekulli i 18 para lindjes së Krishtit, kurse sipas legjendave të lashta greke pikërisht aty Perseu e liron Andromedën. Në lashtësi qyteza ka qenë mes porteve më të rëndësishme të Izraelit, për të cilën flitetеdhe në Bibël.  

Në ditët e sotme Jafa është pjesë е Tel Avivit (që nga viti 1949), si një nga lagjet më të vjetra në qytet. Përveç se aty mund të dëgjoni të flitet në gjuhën bullgare, mund të provoni dhe kuzhinën me gatime bullgare.Një kaleidoskop të vërtetë prej fateve të ndryshme, prej shpresave dhe zhgënjimeve mund të takoni për më tepër në dy lokalet bullgare në Jaffa - kafeneja e Vllados dhe pijetorja e Llambos. Për shkak të karantinës rreth koronavirusit pijetorja nuk punon, kurse kafeneja është kthyer në një dyqan me një dritare të vogël të hapur. Klientë nuk mungojnë, sepse vetëm aty mund të blihen produkte bullgare si ljutenicë /një lloj salce me speca dhe domate/, konserva me mish të grirë “Rusensko vareno”, pastete, madje dhe bozë bullgare. Aty takojmë dhe bashkatdhetarët tanë, të cilët e kanë zgjedhur Izraelin si një vend për të punuar dhe për t’u ushqyer.


Mes tyre është llogaritarja Rosica Bozhinova e cila që prej 23 vjetëve punon në Izrael. Në fillim fare  ajo ka qenë asistente e izraelitëve të moshuar, por pas vdekjes së gruas së dytë për të cilën ajo është kujdesur, punon pa dokumente. Tani jeton tek një familje e moshuar bullgare dhe i ndihmon në ekonominë shtëpiake kundrejt një dhome falas. Për shkak të mungesës së vizës për punë, ajo nuk mund të kthehet në Bullgari. Përveç kësaj ka frikë që të mos të humbasë klientët, të cilëve u ndihmon në pastrimin e shtëpive. Në ditët e para nga shpallja e karantinës ajo ka menduar se më në fund i kanë siguruar pushimin e shumëpritur.

“Mua më duhet shumë pushim, një-dy muaj nuk do të më shpëtojnë - tregon Rosi. Kur, pas pushimit të detyruar, shkova ditën e parë në punë, kisha nevojë për 6 orë që të mund të përfundoj atë punë të cilën e bëj zakonisht për 4 orë. Në darkë u ktheva e kërrusur më dysh, kaq vite të shumta punë dhe ngarkesë. Duhet të ndaj më shumë kohë për pushim, por tani për tani një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Në Bullgari nusja shkon në punë, kurse djali im është në shtëpi, mbesa po kështu është në shtëpi. “

Dragomir Levi është teknik ndërtimi. Ai ka ardhur përpara 7 vjetëve nga qyteti Varna:

“Punojmë normalisht - thotë ai. Ne nuk na kanë pushuar nga puna. Unë drejtoj një objekt ndërtimi. Punonjësit janë kryesisht nga Moldavia, Kina dhe Ukraina. Çdo muaj firma u paguan sigurim shëndetësor. Ka dhe vizita periodike mjekësore (për koronavirus). Ne i respektojmë rregullat e qeverisë. Detyrimisht ecim me maska. Gjoba është pak më shumë se 200 euro."

Duke fuguar drejt dyqanit vjen dhe Irina Kriçko, një bullgare besarabe.Ajo gjithmonë ka frikë ta lerë vetë gruan e moshuar për të cilën kujdeset:

“Unë jam prej katër vjetëve në Izrael dhe kujdesem për Sofkën. Po të rrish vetëm në shtëpi koha kalon shumë ngadalë. Kemi frikë dhe prandaj përpiqemi të dalim më rrallë nga shtëpia. Familja ime në Moldavi po kështu po qëndron në shtëpi. Fëmijët janë me nënën time, mësojnë në internet, ashtu siç është tani në të gjitha shtetet. Burri im po kështu punon, por tani është në shtëpi.”

Elena Millçeva prej 10 vjetëve është në Izrael dhe po kështu punon si asistente.

“Si parim po mundohemi që të respektojmë që të gjitha rregullat e imponuara. Njerëzit e moshuar këtu nuk janë të stresuar. Ata janë shumë  socialë dhe janë të mësuar të shkojnë nëpër shëtitje, nëpër vende ku bëjnë gjimnastikë, nëpër biseda të ndryshme. Mungesa e jetës sociale për ta është një gjë shumë më stresuese, sesa frika nga sëmundja."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD