Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

¼ prej të infektuarve me Covid-19 në Bullgari tashmë janë shëruar

Gjen. prof. Vencisllav Mutafçijski
Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve të fundit ka 31 raste të reja të koronavirusit në vend. 20 prej tyre janë hospitalizuar. Janë bërë 1611 teste. Numri total i të infektuarve deri tani shkoi në 2100 veta. Rritja gjatë 24 orëve të fundit është 1.5%. Të sëmurët me simptoma të shfaqura janë 1481.Të shëruarit janë 521, ose 25% prej të infektuarve. 365 pacientë janë në spital. 51 janë në repartet intensive. Ndër të infektuarit ka 228 punonjës mjekësorë. 4.7% prej të infektuarve kanë vdekur, ose 99 veta. Gjatl 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 persona të moshuar.

Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se përhapja e sëmundjes në vend mbetet në grupe, gjë që e ndihmon luftimin e epidemisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD