Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë një popull tolerant, thotë Ministri i Jashtëm i Izraelit

Gabi Ashkenazi në një takim me fermerë në vitin 2019
Foto: EPA/BGNES

Në saje të bullgarëve jemi të gjallë, ata janë një popull tolerant. Këtë e deklaroi në filmin “Brezi i ardhshëm” gjen. Gabi Ashkenazi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite dhe Ministër i tanishëm i Punëve të Jashtme të shtetit izraelit.

Gjenerali Ashkenazi erdhi për herë të parë në Bullgari për shkak të filmit. Ai është trashëgimtar hebrenjsh nga Plovidivi, na tregon Jakov Xherasi, kryetar i Organizatës Botërore Sioniste – Bullgari. Premiera e filmit dokumentar u zhvillua para disa muajsh në Izrael. Atje ishin të pranishëm Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe gjen. Ashkenazi, i cili nga data 17 maj është gjithashtu Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e koalicionit të Benjamin Netanjahu, deklaroi Xherasi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti i fundit vendosi një rekord 12-vjeçar për ndryshimet legjislative

Për periudhën korrik - dhjetor 2023, Kuvendi miratoi 51 amendamente, të cilat ndryshojnë dhe plotësojnë 43 ligjedhe 79% ose 34 nga këto 43 ligje janë ndryshuar më shumë se një herë. Kjo është përqindja më e lartë e amendamenteve në 12 vitet e fundit,..

botuar më 24-04-23 11.41.PD

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD