Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 1 qershor dorëzohen çmimet “Molla e Artë” për kontribut në mbrojtjen e fëmijëve në Bullgari

Foto: Rrjeti Kombëtar i Fëmijëve

Rrjeti Kombëtar i Fëmijëve i cili bashkon afro 150 organizata civile të fëmijëve dhe të familjeve tek ne, vitin e dhjetë me radhë do të dorëzojë çmimet “Molla e Artë”. Ky dallim jepet për kontribut në mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve në Bullgari.

“Gjatë vitit u dalluan dhjetëra heronj të fëmijëve, spitale, bashki, gazetarë, organizata të cilët ndihmuan për përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe familjeve”, tha para Radios Kombëtare Bullgare Marija Brestniçka, drejtoreshë e degës “Zhvillim” në Rrjetin Kombëtar të Fëmijëve. 13 kandidaturë konkurrojnë për njohjen “Hero i fëmijëve”, ndërsa në kategorinë e re “Organizata e fëmijëve” u nominuan 10 organizata nga qytete të ndryshme të vendit. “Në fakt heronj janë të gjithë të nominuarit dhe krenohemi se vit pas vitit ata bëhen gjithnjë e më shumë”, theksoi zonja Brestniçka.

Fituesit do të shpallen në një ceremoni online Ditën e Fëmijës – 1 Qershor.

Më shumë nga rubrika

Një festival graffiti e transformon pamjen e nënkalesës në Stacionin Qendror Hekurudhor në Sofje

GRAFF EXPRESS mbërrin në Stacionin Qendror të Sofjes, për të përmbushur me ngjyrë dhe mesazhe hapësirën e qytetit. Në edicionin e parë të art festivalit 8 artistë profesionalë bullgarë do të punojnë në nënkalesën e stacionit hekurudhor mbi një krijim të..

botuar më 20-08-08 7.10.PD

Një thesar tatar është duke u paraqitur në qytetin Ballçik

Thesari tatar nga kalaja Kaliakra do të mbetet në kompleksin arkitekturor “Dvoreca” në qytetin Ballçik deri në fund të muajit tetor, që të mund turistët të shijojnë eksponatet e zbuluara gjatë vitit 2018. Afro njëmijë sende kanë qenë të vendosura në një..

botuar më 20-08-08 6.10.PD

Bullgarët jashtë shtetit po planifikojnë protestë para Komisionit Evropian

Çdo ditë bullgarë dalin në protestë në pjesë të ndryshme të botës, duke u solidarizuar me bashkatdhetarët e vet në atdhe, të cilët tanimë prej një muaji demonstrojnë nëpër sheshet me kërkesën për dorëheqje të qeverisë dhe të prokurorit të përgjithshëm...

botuar më 20-08-07 1.20.MD